Këto janë shenjat që tregojnë se trupi juaj ka nevojë urgjente për ndihmë

Postuar: 15/03/2018 - 23:01

   Trupi ynë është një mekanizëm i përsosur ku shumë gjëra ndodhin në të njëjtën kohë. Dhe nganjëherë na jep shenja se nevojitet ndihmë të cilat, nëse shpërfillen, mund të çojnë në probleme shëndetësore. Ja disa sinjale që duhej të merrnim gjithmonë parasysh.

Pagjumësia, nervozizmi dhe dhimbjet e këmbëve

Nëse keni këto shenja, trupi juaj ka nevojë për magnez dhe kalium. Për të “rimbushur” këto elementë jetësorë, shtoni domate, portokall, banane dhe spinaq në dietën tuaj të përditshme.

Lëkura e thatë

Thatësira e lëkurës mund të nënkuptojë mungesë të vitaminës E. Prandaj, ju duhet të hani më shumë perime, vaj, arra dhe peshk.

Dëshira për gjëra të ëmbla

Nëse papritmas ndjeni një dëshirë të fortë për të ngrënë diçka të ëmbël, atëherë shkaku mund të jetë stresi, depresioni ose lodhja. Trupi juaj është duke kërkuar glukozë. Plotësojani, por për të shmangur shtimin e peshës, më mirë të hani një çokollatë të zezë ose mjaltë.

Dëshira për të ngrënë akull

Nëse e gjeni veten me dëshirën për të ngrënë akull, atëherë mund të keni anemi – mangësi hekuri. Burimet më të mira të hekurit janë mishi i viçit, vezët dhe molusqet. Sidoqoftë, është më mirë të konsultoheni me mjekun nëse doni të hani akull dhe nuk keni energji.

Gjak nga mishrat e dhëmbëve

Gjakderdhja e papritur ose e vazhdueshme e mishit të dhëmbëve kur lani dhëmbët është një shenjë paralajmëruese e mungesës së vitaminës C. Përfshini produktet e mëposhtme në ushqimet tuaja: frutat e agrumeve, spinaq, specat jeshilë dhe të kuq, domate, lakra, lulelakër dhe brokoli.

Thonjtë dhe flokët e brishtë

Trupi juaj është duke ju thënë se nuk ka vitaminë B. Pini më shumë qumësht, dhe hani disa arra dhe kërpudha.

Rrathë rreth irisit të syrit

Rrathë të tilla mund të shfaqen në njerëzit mbi 50 vjeç dhe kjo është normale. Megjithatë, nëse shfaqet tek një person më i ri, atëherë kjo është shenjë e niveleve të larta të kolesterolit. Ju duhet të konsultoheni me një mjek për këtë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një nga elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz

   Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Cambridge në Angli, genet ndikojnë në vetminë dhe socializimin e një personi.

Duket se disa gjëra të cilat në përditshmëri nuk u kushtojmë aspak vëmendje nga ana shëndetësore, mund të rezultojnë fatale për ne.

   Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta.

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre por mjekët japin edhe arsye të tjera përse nuk duhet të mbahet kuleta në xhe

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Pema e frutit të bananes po rrezikon zhdukjen.

'Konsumimi i arrave rregullisht mund të përmirësojë spermën tek meshkujt', sipas një studimi.

Ushqimi është një nga gjërat më të bukura dhe të shijshme njëkohësisht që i dhurojmë vetes.