Këto janë ushqimet që ju ngopin, por që nuk ju shtojnë asnjë kile

Postuar: 13/05/2018 - 09:07

Për ata që kanë probleme me peshën dhe kanë frikë se çfarëdo të konsumojnë iua shton atë, ekzistojnë disa ushqime që bëjnë për ta. Ushqime që ju ngopin, por nuk ju shtojnë asnjë kile, ja lista.

1. Smoothie
“Smoothie” është i vetmi lëng që do ju ngopë. Përmban kalori dhe përbërës ushqimorë të nevojshëm dhe që zgjasin. Sa më shumë ta përzieni, aq më shumë do ju ngopë. Kjo, sipas një studimi të Penn State University. Meshkujt që kishin pirë “smoothie” të përzier mbi 5 minuta, konsumuan 100 kalori më pak në drekë sesa ata që kishin pirë “smoothie” të përzier 1 minutë e gjysmë.

2. Patate të ziera
Patatet e ziera kanë shumë fibra, kështu që mos harroni t’i konsumoni. Gjithashtu, mos harroni që t’i gatuani me lëkurë, pasi aty qëndrojnë vlerat më të mëdha ushqyese. Shoqërojini me kos.

3. Mollë dhe dardhë
Ndryshe nga shumica e frutave, mollët dhe dardhat përmbajnë pektinë, një fibër e veçantë që ngadalëson procesin e tretjes dhe bën që të ndiheni të ngopur për më gjatë. Një studim i Harvardit zbuloi se ngrënia e dardhës apo mollës çon në rënie në peshë.

4. Perime me vezë
Vezët kanë shumë proteina dhe proteinat janë ato që të ndihmojnë të ngopesh. Është e mira që të hahen në mëngjes, të shoqëruara me perime. Një studim britanik tregoi se kur vezët hahen në mëngjes, ka shumë mundësi që gjatë ditës t’i rezistosh tundimit për ushqime të pashëndetshme.

5. Tërshërë
Tërshëra përmban shumë fibra që shndërrohen në stomak në një xhel ndalues të tretjes. Gatuajini me ujë ose qumësht dhe vëllimi shtesë që do të marrin i bën edhe më ngopës. /Bota.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Cambridge në Angli, genet ndikojnë në vetminë dhe socializimin e një personi.

Duket se disa gjëra të cilat në përditshmëri nuk u kushtojmë aspak vëmendje nga ana shëndetësore, mund të rezultojnë fatale për ne.

   Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta.

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre por mjekët japin edhe arsye të tjera përse nuk duhet të mbahet kuleta në xhe

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Pema e frutit të bananes po rrezikon zhdukjen.

'Konsumimi i arrave rregullisht mund të përmirësojë spermën tek meshkujt', sipas një studimi.

Ushqimi është një nga gjërat më të bukura dhe të shijshme njëkohësisht që i dhurojmë vetes.

Rreziqet e konsumimit të tepruar të alkoolit janë të mëdha dhe shkaktojnë probleme serioze për shëndetin e njeriut.