Konsumimi i çokollatës së zezë me përmbajtje mbi 72 për qind kakao rrit qarkullimin e gjakut, si dhe përmirëson dukshëm shikimin. Një studim i publikuar nga Rosenberg School of Optometry në SHBA, tregon se çokollata e zezë përmirëson shikimin te mbi 70% e njerëzve.

Çokollata e zezë është e pasur me flavanol, një antioksidues i rëndësishëm. Inflamacioni është përgjegjës për shumicën e ndryshimeve degjeneruese të ndërlidhura me gjendet e ndryshme kronike përfshirë sëmundjet e zemrës, Alzheimer dhe kancerin.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se flavanol gjithashtu përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe sistemin kardiovaskular në afat të shkurtër, por shumë pak hulumtime janë bërë për efektet e tij në shikimin e njeriut. Çokollata e zezë ka tetë herë më shumë flavanol sesa qumështi me çokollatë.

Dy orë pas ngrënies së çokollatës personat që ishin pjesë e studimit u testuan për aspekte të shumëfishta të shikimit, duke përfshirë kontrastin, perceptimin e ngjyrave, dhe efektet e zbehjes. Më shumë se 70% e pjesëmarrësve kishin përmirësim në shikim pasi hëngrën çokollatën e zezë në krahasim me ata që kishin pirë qumështin me çokollatë.