Të marrësh një penë dhe të shkruash, është e gjëja më e nevojshme për njerëzit. Në studimin e fundit të publikuar, shkrimi i dorës nuk është thjesht një ushtrim stili, por një praktikë që përmirëson memorien dhe përqëndrimin.

Pra është ilaç për mendjen tonë, dhe për këtë arsye duhet të nisim të lëmë ndonjëherë mënjanë teknologjinë. Kërkimi i publikuar në revistën Psycological Science, nënvizon rëndësinë e shkrimit tradicional, që përveç rritjes së memories dhe përqëndrimit, rrit edhe aftësinë e të kuptuarit saktë të një ideje të caktuar.

Studiuesit kanë kuptuar diferencat mes atyre studentëve që marrin shënime vetë dhe atyre që përdorin kompjuterin. Dhe kush mbante shënime me shkrim dore, duke mos mbajtur dot ritmin e të folurit, kishte zhvilluar shumë aftësinë në përzgjedhjen e informacioneve për të shënuar dhe ishte shumë më i përqëndruar në krahasim me kolegët teknologjikë.

Për këtë arsye, Universiteti i Harvardit ka vendosur që disa ushtrime dhe ese për studentët të zhvillohen vetëm me shkrim dore.