Kujdes! Mbajtja e tështimës shkakton probleme serioze

Postuar: 04/03/2018 - 22:35

Nëse jeni gati të tështini, mjekët sugjerojnë që të mos e mbani, edhe nëse jeni në vend të qetë. Një 34-vjecar nga Britania e mësoi këtë gjë gjatë qëndrimit të tij në spital si pasojë e plagosjes.

Sipas një raporti të postuar në revistë, ai mbajti gojën e mbyllur gjatë një tështije të fortë, gjë e cila i dha një ndjesi të zbehtë në qafë.

Fillimisht nuk vuri re asnjë problem, por pas dy orësh ndjeu dhimbje në fyt e në qafë. Ai tha se gjithmonë po përpiqej të mbante tështimën e tij sepse mendon që është e papërshtatshme ta bësh në atmosferë apo para dikujt.

Raporti i bërë nga Dr.Wanding Yang tregon se këto 30 vite të fundit që ka mbajtur tështimën, i kanë ndikuar në kanalet e veshit, hundës dhe fytit.

Pas disa analizave, mjekët vunë re enjtje në qafë kur po shqyrtonin indet dhe dëgjuan kërcitje. Ata thanë se kishte flluska ajri, të cilat hynin thellë në indin e tij.

Kështu, në përpjekje për të mbajtur tështimën, shkaktoi probleme në fyt. Sipas CNN, mjekët shtuan se vrima në fyt ishte aq e vogël sa nuk kishte nevojë për operacion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një nga elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz

   Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Cambridge në Angli, genet ndikojnë në vetminë dhe socializimin e një personi.

Duket se disa gjëra të cilat në përditshmëri nuk u kushtojmë aspak vëmendje nga ana shëndetësore, mund të rezultojnë fatale për ne.

   Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta.

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre por mjekët japin edhe arsye të tjera përse nuk duhet të mbahet kuleta në xhe

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Pema e frutit të bananes po rrezikon zhdukjen.

'Konsumimi i arrave rregullisht mund të përmirësojë spermën tek meshkujt', sipas një studimi.

Ushqimi është një nga gjërat më të bukura dhe të shijshme njëkohësisht që i dhurojmë vetes.