Më efektive se ilaçet, disa mënyra natyrale për luftimin e diabetit

Postuar: 12/01/2018 - 23:11

   Dieta ushqimore dhe stërvitja rregullisht mund të jenë më efikase se ilaçet për mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2, sugjeron një studim i ri. Pacientët që bëhen pjesë e programeve për rënien në peshë kanë më pak nevojë për ilaçe dhe priren të kenë nivele më normale të sheqerit në gjak, ka zbuluar studimi i ri, shkruan “shëndeti”.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Glasgow në Skoci monitoruan 1500 pacientë që vuanin nga diabeti i tipit 2, të cilët merrnin mësime për mënyrën e jetesës nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, krahasuar me pacientët që nuk ishin pjesë e këtyre kurseve. Ata iu nënshtruan gjithashtu aktiviteteve të tjera fizike për të rënë në peshë.

Autorja kryesore e studimit, dr. Jennifer Logue, nga Universiteti Glasgow, tregon: “Ky është studimi i parë real në botë që tregon se programet e menaxhimit të mënyrës së jetesës dhe peshës mund të kenë një efekt afatgjatë të dobishëm".

Një studim tjetër i publikuar muajin e kaluar zbuloi se një dietë 3-mujore e pasur me supëra dhe lëngje nuk ndihmon vetëm në mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2, por edhe në trajtimin e tij.

Ndërsa studimi i fundit, i publikuar tek revista “Diabeti, Obeziteti dhe Metabolizmi”, tregon se një dietë më e arritshme mund të kontrollojë të paktën diabetin, shpesh edhe më mirë se ilaçet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Europian ridimensionon rrezikshmërinë e vajit të palmës.

   Nga data 8 deri në 14 janar të këtij viti, 832 mijë italianë janë prekur nga gripi, ndërkohë që rreth 4 milionë banorë të vendit fqinj

Ka disa njerëz që sapo hyn stina e dimrit, i shikon thuajse gjithmonë me viroza.

   Pasi kalon të 35-at kujdesi për veten duhet të jetë edhe më i veçantë.

Hipertensioni konsiderohet të jetë një “sëmundje e heshtur”.

Sipas një studimi të ri, një kos me bazë brokolin mund të parandalojë dhe madje edhe të trajtojë kancerin e zorrës së trashë.

   A e dini që bima më efektive për të parandaluar rënien e flokëve dhe për të stimuluar rritjen e tyre është një bimë tipike shqiptare?

Sipas ekspertit John Douillard, miti që thotë se duhet të flemë nga krahu ynë i djathtë, rezulton jo i saktë.

Për shumë njerëz, kafeja është një pije ekzaltuese.