Sipas ekspertit John Douillard, miti që thotë se duhet të flemë nga krahu ynë i djathtë, rezulton jo i saktë. Të fjeturit nga ana e majtë ofron përfitime të shumëta shëndetësore dhe jetëgjatësi.

Arsyet pse duhet fjetur në anën e majtë:

  1.  Ndihmon urthin: Nëse jeni një nga ata persona që vuajnë me urthin, fjetja nga krahu i majtë mund t’ju ofrojë mjaft lehtësime. Gjumi në anën e djathtë, mund t’i përkeqësojë gjërat.

  2. Ndihmon Sistemin Limfatik: Ana e majtë konsiderohet limfatike, kështu që nëse flini në këtë anë do ta stimuloni këtë sistem dhe trupi juaj do jetë në gjendje të filtrojë lëngun limfatik, toksinat dhe mbeturinat.

  3. Shëndeti i zemrës: Të fjeturit në anën e majtë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shëndetit e përgjithshëm të zemrës.

  4. Stop gërhitës: Fjetja në të majtë është e dobishme për pacientët që kanë apnea obstruktive të gjumit, të prirur për të gërhitur.