A mund ta trajtojë vera depresionin?

Postuar: 07/02/2018 - 13:52

Megjithëse alkooli konsiderohet depresant, vera mund të lehtësojë gjendjen e shëndetit mendor, sipas një studimi të ri. Komponimet e gjetura në farat e rrushit përmirësojnë ndjeshëm elasticitetin në minjtë me depresion.

Studiuesit besojnë se këto komponime funksionojnë duke lehtësuar inflamacionin dhe duke përmirësuar transmetimin e sinjaleve në tru. Zublimet e fundit thonë se trajtimet aktuale të depresionit sigurojnë lehtësime të përkohshme në më pak se 50% të të sëmurëve.

Ndaj edhe studiuesit  nga Spitali Mount Sinai në New York besojnë se ka një nevojë të madhe të paplotësuar për terapi më efektive. Depresioni prek rreth 16 milionë njerëz çdo vit në SHBA. Në Mbretërinë e Bashkuar, 3 në çdo 100 njerëz vuajnë nga kjo sëmundje.

Ndaj studiuesit thonë se vera është një mënyrë efektive për të trajtuar njerëzit me depresion dhe ankth. Nga minjtë e stresuar të ekspozuar ndaj përbërsve të rrushit, 70% e tyre demonstruan ndërveprime të përmirësuara shoqërore, që tregon qëndrueshmëri.

Autori kryesor, Profesor Giulio Maria Pasinetti, tha: "Zbulimi i këtyre përbërjeve të reja polyphenol të nxjerrë nga rrushi, mund të ofrojë një mënyrë efektive për të trajtuar një pjesë të njerëzve me depresion dhe ankth."

Zbulimi është botuar në revistën Nature Communications.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryqëzimi i këmbëve në gju është një stil i zakonshëm që shumë njerëz e kanë adoptuar, kur ulen.

Si çdo medikament tjetër edhe pilulat kontraceptive kanë efektet e tyre anësore.

Rikthehet çështja e vezëve toksike në Evropë, substanca përgjegjëse e së cilës është si gjithnjë i njëjti, insekticidi Fipronil, përdorim

Përpara plazhit të gjithë priremi të reduktojmë ushqimin apo produktet që e dimë se ndikojnë negativisht në organizmin tonë. Ndërkohë ka

Të konsumosh vaktet në zyrë është e dëmshme për shëndetin.

Ka 5 rregulla për të ngrënë "me ndërgjegje” (të hahet me vetëdije, ushqimi duket më i shijshëm dhe hahet më pak) për të humbur peshë dhe

   Vezët janë një vakt i dashur nga shumë njerëz. Ato konsumohen kryesisht për mëngjes.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se rrjetet sociale dhe celulari kanë ndikuar në ndryshimin e orareve të gjumit. 

Me stinën e bukur të verës, jo gjithnjë ekziston dëshira për t'u mbyllur në palestër.

Mund të na ndodhë të gjithëve që herë pas here të flemë me makiazh në fytyrë, por kurrsesi nuk duhet kthyer në një rutinë pasi sjell dëme