Këngëtarja Demi Lovato është në gjendje të qëndrueshme pasi u dërgjua me urgjencë në spital për mbidozë heroine, konfirmon People.

Sipas një telefonate urgjente, të zbuluar nga TMZ, këngëtarja ishte pa ndjenja kur infermierët arritën në shtëpinë e saj dhe kuptuan që kishte marrë dozë Narcani.

Narcani është një medikament emergjent që synon të ulë efektet e marra nga mbidoza narkotike. I referohet Narcan pasi merret me pika nëpërmjet hundës, por vetë medikamenti quhet 'naloxone'.

Mjekimi, i cili hidhet në hundë është në gjendje që të rikthejë për 30-90 minuta frymëmarrjen normale tek një person që e ka kaluar dozën me fentanil, heroinë dhe ilaçe të tjera.

"Narcan është si një EpiPen për dikë që ka kaluar shokun anfilaktik, që jep një shpërthim energjik. Ajo që ndodh, pavarësisht se doza narkotike gjendet në organizëm, është se ul rrahjet e shpeshta të zemrës duke kthyer trupin e njeriut në gjendje normale", tregon një mjek për People.