‘Ndryshimi i gjakut’ në Mars, ja si reagon trupi dhe truri i njeriut

Postuar: 16/03/2018 - 20:27

   Ndryshimi i stinëve gjatë vitit përkthehet edhe në ndryshimet që pëson truri dhe trupi i njeriut.

Ato shoqërohen me rritje të temperaturave, zgjatjen e ditës dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit. Trupit të njeriut i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime. Me ardhjen e pranverës njerëzit ankohen shpesh për lodhje të tepruar, këputje, mungesë përqendrimi.

Shenjat e mësipërme janë më të theksuara në persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, organizmi i të cilëve jo gjithnjë i përballon aq lehtë. Në fakt kjo shihet si një periudhë tranzicioni me të cilën i gjithë organizmi i njeriut bën përpjekje për t’u ambientuar me stinën që vjen.

Ardhja e pranverës ka edhe pasoja negative. Sistemi që preket më shumë është ai kardiovaskular. Mekanizmi është shumë i thjeshtë, pasi të gjithë e dinë se nga të ftohtit trupi i njeriut tkurret. Për pasojë dhe enët e gjakut.

Duke pasur një seksion më të ngushtë në vazat e gjakut, ndodh rritja e tensionit mbi vlerën normale. Aty ku vazat e trurit ose të zemrës janë të ngushtuara ose të dobëta ndodhin infarktet. Po ashtu duke u rritur tensioni, vazat e gjakut çahen. Prandaj këshillohet që ata që vuajnë nga sëmundje të sistemit kardiovaskular të bëjnë një vizitë që në fillim të stinës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Për herë të parë në 10 vjet, rastet e malaries globale nuk po reduktohen, duke shkaktuar shqetësime në lidhje me rishfaqjen e sëmundje

    Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare.

Rënia e menjëhershme në peshë tek të moshuarit është shenjë e kancerit, paralajmërojnë ekspertët.

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën.

Sam Wood është një trajner personal i sapo bërë baba, dhe rrëfen për publikun disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit që duan të humbi

   Kërthiza është në forma dhe madhësi të ndryshme te njerëz të ndryshëm.

Këtë ndoshta nuk e dinit, por ka ekspertë që besojnë se disa enzima mirëbërëse te mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin.

A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë? Vetëm ideja e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo?

Përdorimi i kufjeve për të dëgjuar muzikë është i dëmshëm.