Panxhari i kuq – për shëndetin e mirë të zemrës dhe organizmit

Postuar: 29/11/2017 - 07:59

Lëngu i panxharit është një burim i pasur antioksidantësh. Foto: Flickr

Panxhari i kuq është një nga perimet më të mira shqiptare dhe kultivohet gjerësisht në tokat më pjellore të vendit.

Vërtet është i vogël, por bën një punë shumë të madhe në trajtimin e problemeve të shëndetit.

Ai ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, problemeve me veshkat, lëkurën dhe sëmundjet e zemrës.

Por prisni, nuk kemi mbaruar. Panxhari gjithashtu ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, parandalon formimin e perdeve të syrit dhe problemet e frymëmarrjes.

Të gjitha këto i adresohen përbërjes së pasur të panxharit me vitamina dhe minerale. Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb.org mbi vlerat e tij ushqyese e shëndetësore.

Vlerat e panxharit

Panxhari i kuq ka shumë vlera shëndetësore, duke qenë se është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës organikë si karotenoidi, vitamina C, magnezi, hekuri, bakri dhe fosfori, duke qenë në të njëtën kohë dhe një burim i shkëlqyer me antioksidues.

Ata kanë shumë pak kalori, nuk përmbajnë kolesterol. Por kanë dhe përmbajtjen më të lartë të sheqerit natyral nga të gjitha perimet.

Bën shumë mirë për zemrën. Fibrat që ndodhen tek panxhari i kuq ndihmojnë për të ulur nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit, duke ngritur nivelin e kolesterolit të mirë.

Trigliceridet në nivel të lartë rrisin shumë mundësinë për të pasur një atak kardiak, ndërkohë që konsumi i panxharit e ul këtë nivel, falë përbërësve të tij.

Redukton defektet në lindje. Panxhari është një produkt i shkëlqyer për gratë shtatëzëna.

Duke qenë se është një burim i mirë për vitaminë B folat, ai ndihmon në zhvillimin e shtyllës kurrizore tek bebet. Mungesa e folatit sjell një sërë defektesh tek të porsalindurit.

Parandalon zhvillimin e qelizave tumorale. Studimet kanë treguar se panxhari është i mirë në parandalimin e qelizave të dëmshme të lëkurës, mushkërive dhe sistemit tretës, duke qenë se përmban pigmentin betacianinë, i cili pengon zhvillimin e tyre.

Parandalon problemet dhe perdet e syve. Plot me beta-karoten, panxhari ndihmon në parandalimin e kataraktit, ose perdes së syrit.

Por dhe problemeve të tjera të dobësimit të shikimit, që vijnë si pasojë e moshës.

Afrodiziak. Vërtet thamë që ngjan me një frut pasioni, por e vërteta është që panxhari mund të jetë një afrodiziak i vërtetë. Panxhari rrit dëshirën dhe fertilitetin duke bërë që të jeni të shëndetshëm dhe me shumë energji.

Kujdes! Panxhari përmban një element të njohur si oksalat. Konsumimi me tepricë i panxharit kristalizon lëngjet e trupit.

Njerëzit që kanë probleme me veshkat ose me fshikëzën e urinës, nuk duhet të konsumojnë panxhar, sepse mund të përkeqësojnë gjendjen e gurëve në veshka. /AgroWeb/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Efektet pozitive në organizëm të një regjimi të shëndetshëm me fruta janë të njohura, por edhe mes vetë frutave, dobitë që sjellin në org

   Shumë prej jush ndoshta nuk e dinë faktin se shëndeti oral ka ndikim në shëndetin tuaj të plotë.

   Për herë të parë në 10 vjet, rastet e malaries globale nuk po reduktohen, duke shkaktuar shqetësime në lidhje me rishfaqjen e sëmundje

    Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare.

Rënia e menjëhershme në peshë tek të moshuarit është shenjë e kancerit, paralajmërojnë ekspertët.

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën.

Sam Wood është një trajner personal i sapo bërë baba, dhe rrëfen për publikun disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit që duan të humbi

   Kërthiza është në forma dhe madhësi të ndryshme te njerëz të ndryshëm.

Këtë ndoshta nuk e dinit, por ka ekspertë që besojnë se disa enzima mirëbërëse te mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin.