Përse duhet t’i thoni jo regjimit ushqimor vegan

Postuar: 02/02/2018 - 07:46

Për pediatrët regjimi ushqimor vegan, i cili përjashton çdo gjë me origjinë shtazore, është i dëmshëm. Sipas tyre, është e parekomanueshme si për moshën evolutive, pra fëmijët, por edhe për gratë shtatzëna të ndiqet një dietë vegane, apo edhe vegjetariane. Mjekët vlerësojnë se një regjim i tillë nuk është i mjaftueshëm për rritjen normale të një fëmije dhe prindërit duhet të integrojnë edhe ushqime të tjera.

Kohët e fundit diskutimi është hapur në vendet e zhvilluara pasi janë evidentuar raste që kanë çuar gati deri në vdekje fëmijë të vegjël, që prindërit i ushqenin vetëm me perime dhe fruta, duke lënë jashtë dietës mishin e kafshëve, shpendëve apo peshkut, si dhe nënprodukteve të tyre.

Pediatrët, duke marrë shkas nga këto raste, theksojnë se një dietë vegane për më të vegjlit dëmton sistemin nervor qendror, pengon rritjen, krijon mjedis të përshtatshëm për anemitë etj. Në një kongres të zhvilluar në Itali të gjithë mjekët pediatër kanë qenë të palëkundur në mendimin e tyre, fëmijët duhet të rriten me të gjitha vlerat ushqimore, ashtu siç është vepruar për shekuj të tërë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë njerëz mund të konsumojnë ushqimin që ka mbetur nga dreka ose darka për herë të dytë apo të tretë.

Vrapimi mund të jetë përgjigja për të vrapuar në kujtesën tuaj pasi kërkimet e reja zbulojnë se forcon sinjale në tru.Vrapi ka qenë prej

Ecja me fëmijën tuaj është një nga gjërat më të bukura kur bëhesh prind.

Një dietë detoks mund të ketë motive të ndryshme por e përbashkëta janë përfitimet prej saj.

   Duar të ftohta nënkuptojnë një zemër të ngrohtë, siç thotë një proverbë.

"Cuticles" janë rritje të vogla të lëkurës, por ato mund të shkaktojnë dhimbje të madhe dhe veçanërisht bezdisje.

Shumë njerëz në mënyrë të vetëdijshme ose jo, gjatë ditës konsumojnë sasi të mëdha kafeje, pa menduar se mund t’u sjellë probleme me shën

Sipas një studimi të ri alkooli dëmton trurin më shumë se Cannabis.

Veprimet e para të ditës janë vendimtare për të arritur një nivel energjie dhe një ritëm të mirë metabolizmi.

Nëse po i përjetoni disa apo të gjitha këto simptoma, bëni një vizitë tek mjeku dhe kryeni teste për gjëndrat e tiroides dhe ato dhjamore