Pesë vlerat ushqyese të lakrës turshi

Postuar: 13/02/2018 - 09:58

Si një formë e fermentuar e lakrës, lakra turshi i siguron trupit disa përfitime të mrekullueshme për shkak të vlerave ushqyese. Është e tejmbushur me probiotikë të cilët forcojnë sistemin imunitar dhe përmirësojnë tretjen. Vlerat ushqyese të lakrës turshi gjithashtu përfshijnë mbrojtjen e trupit nga alergjitë, luftojnë inflamacionin dhe i sigurojnë trupit antioksidantë të mjaftueshëm kundër kancerit.

Vlerat ushqyese të lakrës turshi:

1. Përmirëson tretjen

Ka shumë fibra dhe kjo është jetike për një tretje të shëndetshme. Ndalon kapsllëkun, përmirëson shëndetin e zorrëve dhe ndalon ngërçet. Ngrënia e rregullt e kësaj lakre parandalon shqertësimet e zorrëve dhe kancerin e barkut.

2. Ju jep shumë energji

Falë nivelit të lartë të hekurit, lakrat turshi sidomos ju japin shumë energji dhe qëndrueshmëri, nxisin qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë metabolizmin. Parandalojnë aneminë dhe luftojnë lodhjen dhe dhimbjen e kokës.

3. Përmirëson imunitetin

Lakra është e pasur me vitaminë C, e cila është perfekte për funksionimin e imunitetit. Nivele të tilla të larta të vitaminës C rigjenerojnë qelizat, bëjnë më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe prodhojnë kolagjen.

4. Forcon kockat

Ky ushqim është i pasur me vitaminë K dhe kjo i bën kockat të forta. Po ashtu, prania e proteinave të shumta i mban kockat të mineralizuara në mënyrë të shëndetshme. Vitamina K gjithashtu parandalon osteoporozën.

5. Parandalon kancerin

Bazuar në studime të ndryshme, antioksiduesit që gjenden te lakra vrasin radikalet e lira që janë thelbësore për qelizat kancerogjene.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shumë njerëz mund të konsumojnë ushqimin që ka mbetur nga dreka ose darka për herë të dytë apo të tretë.

Vrapimi mund të jetë përgjigja për të vrapuar në kujtesën tuaj pasi kërkimet e reja zbulojnë se forcon sinjale në tru.Vrapi ka qenë prej

Ecja me fëmijën tuaj është një nga gjërat më të bukura kur bëhesh prind.

Një dietë detoks mund të ketë motive të ndryshme por e përbashkëta janë përfitimet prej saj.

   Duar të ftohta nënkuptojnë një zemër të ngrohtë, siç thotë një proverbë.

"Cuticles" janë rritje të vogla të lëkurës, por ato mund të shkaktojnë dhimbje të madhe dhe veçanërisht bezdisje.

Shumë njerëz në mënyrë të vetëdijshme ose jo, gjatë ditës konsumojnë sasi të mëdha kafeje, pa menduar se mund t’u sjellë probleme me shën

Sipas një studimi të ri alkooli dëmton trurin më shumë se Cannabis.

Veprimet e para të ditës janë vendimtare për të arritur një nivel energjie dhe një ritëm të mirë metabolizmi.

Nëse po i përjetoni disa apo të gjitha këto simptoma, bëni një vizitë tek mjeku dhe kryeni teste për gjëndrat e tiroides dhe ato dhjamore