Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopen. Kjo substancë u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe i mbron ato nga rrezet ultraviolet të diellit.

Pothuajse në të njëjtën mënyrë mund të mbrojë edhe qelizat tuaja nga dëmtimet.

Domatet janë të pasura në kalium, vitaminat B dhe E dhe lëndë të tjera ushqyese.

Sistemi imunitar: Likopeni është një antioksidues i fuqishëm, lufton molekulat e quajtura radikalet e lira, që dëmtojnë qelizat dhe ndikojnë tek sistemi imunitar. Për shkak të kësaj, ushqimet e larta në likopene, si domatet, ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërisë, stomakut ose prostatës.

Zemra: Domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Sytë: Domatet kanë substanca të quajtura luteinë dhe zeaksantinë, që mund të mbrojnë sytë nga drita blu e lëshuar nga pajisjet elektronike, si telefonat dhe kompjuterët. Ato lehtësojnë gjithashtu dhimbjen e kokës të shkaktuara nga lodhja e syve.

Mushkëritë: Disa studime kanë treguar se domatet mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga astma, si dhe mund të parandalojnë emfizemën, një gjendje që dëmton ngadalë alveolat e ajrit në mushkëri.

Shëndeti oral: Studimet kanë treguar se likopeni mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si gingiviti dhe periodontiti në të njëjtën mënyrë siç mund të parandalojë kancerin, duke parandaluar radikalet e lira.