“Një banane dhe një gotë qumësht të paktën!”

A nuk është kjo formula klasike e nënave sa herë që fëmijët nuk i kanë marrëdhëniet e mira me mëngjesin apo thjesht nxitojnë për në shkollë?

Me siguri, bashkangjitur kësaj është shtuar dhe arsyetimi: “As nuk do e lash, as nuk duhet shumë ta qerosh…

Por shkenca vërteton krejt të kundërtën, duke mos e klasifikuar bananen si frutin ideal për vaktin e parë të ditës.

Dr. Daryl Gioffre, ka thënë për Birdy: “Duket vërtet opsioni më i mirë për një mëngjes të shpejtë, por askush nuk e merr parasysh se ky frut ka në përmbajtje 25% sheqer, si dhe një dozë të konsiderueshme aciditeti.”

Kështu, nëse do të konsumoni banane për mëngjes, do të ndiheni të ngopur në atë moment, por shumë shpejt do të shihni se do ndiheni të uritur.

Një zgjedhje e tillë mund të jetë ideale për vaktet e ndërmjetme, por jo për orët e para të ditës. Në rast se dëshironi medoemos të bëni pjesë të mëngjesit tuaj këtë frut, do ju duhet të balanconi produktet ushqimore, pasi aciditeti i lartë te banania nuk përshtatet me stomakun bosh dhe organizmin e sapo-zgjuar.