Ekspertët kanë arritur në përfundimin se rrjetet sociale dhe celulari kanë ndikuar në ndryshimin e orareve të gjumit. 

Stresi që na shkakton celulari dhe rrjetet sociale është rritur ndjeshëm dhe minimalisht duhet 8 orë e gjysmë gjumë që trupi të pushojë sa duhet.

Daniel Gartenberg, profesor në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe autor i studimit, shpjegon se përveç rimëkëmbjes së qelizave, truri duhet të përpunojë të gjithë informacionin që ka marrë gjatë ditës.

Sipas tij, meqënëse shpenzojmë kohë të madhe në celular dhe rrjetet sociale, ky informacion është shumë i madh, e shpjeguar me gjuhën kompjuterike truri ynë merr në ditë 34 GB informacione.

Për këtë arsye, është e nevojshme zgjatja e orëve të gjumit, nga 7 apo 8 orë gjumë që ka qenë norma, tani duhet të flemë të paktën 8 orë e gjysmë.