Të mirat e një filxhani çaji në ditë

Postuar: 08/03/2018 - 14:40

Një studim ka zbuluar se konsumimi i çajit e bën trurin më krijues, si dhe ndihmon gjendjen emocionale të njerëzve.

Studiuesit në Universitetin e Pekinit ndanë një grup prej 50 nxënësish në gjysmë, duke iu dhënë 25 prej tyre të pinin çaj dhe pjesa tjetër një gotë uji para se të hynin në një testim.

Në testimin e parë atyre iu kërkua të përgatisnin diçka krijuese dhe tërheqëse, duke përdorur blloqe ndërtimi. Ndërsa në të dytin të gjenin një emër interesant për një restorant.

Nga testimi i parë, ata të cilët kishin konsumuar çaj morën 6.54 pikë në krahasim me 6.03 pikë që morën nxënësit që kishin pirë ujë. Ndërsa në testimin për emrin e restorantit, konsumuesit e çajit morën 4.11 kundrejt 3.78 të pjesës tjetër.

Në revistën Food Quality and Preference, studiuesit e konsideruan këtë zbulim si një mënyrë e re për të kuptuar raportin mes konsumimit të pijeve dhe përmirësimit të kreativitetit të njerëzve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të kesh një bark të sheshtë e të tonifikuar është një ambicie e madhe për ata që ndjekin një plan ushqimi për të humbur peshë.

Shumica prej nesh e dimë për yndyrat esenciale omega 3 dhe omega 6 që na ofrojnë peshqit.

Aprovohet në SHBA medikamenti i parë që parandalon migrenën.

Flokë të butë, të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm… vaj ulliri dhe të verdhë veze.

   Një buzëqeshje e bardhë mund të tregojë çdo person tërheqës, të shëndetshëm dhe të ri.

Çaji jeshil është pa dyshim një nga aleatët më të mirë për dobësim.

Për ata që kanë probleme me peshën dhe kanë frikë se çfarëdo të konsumojnë iua shton atë, ekzistojnë disa ushqime që bëjnë për ta.

   Soda e bukës njihet për efektet e saj në shëndet, por në 3 kombinime me 3 asortimente të tjera rezulton mjaft efikase për të humbur pe

Sipas një studimi të fundit, konsumi i përditshëm i bananes parandalon sëmundjet e zemrës dhe infarktet.

   Shkencëtarët prej kohësh po kërkojnë përgjigjet për mënyrën më të mirë për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin.