Turni i tretë në punë rrit rrezikun për këto lloje kanceri

Postuar: 08/01/2018 - 16:12

Gratë që punojnë në turn të tretë janë më të rrezikuara nga disa lloje kanceri, sugjeron një studim i ri. Puna në turn të tretë për një kohë të gjatë rrit rrezikun me 19%. Rreziku për kancer të lëkurës rritet me 41%, kancer të gjirit 32% dhe kancer të stomakut 18%.

Infermieret që punojnë në turn të tretë janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit – 58% më shumë se ato që punojnë vetëm ditën. Ato janë gjithashtu 35% më të rrezikuara që të zhvillojnë kancer gastrointestinal dhe 28% nga kanceri i mushkërisë, shkruan Shëndeti.

“Studimi sugjeron se puna në turn të tretë është një faktor rreziku për zhvillimin e disa llojeve të kancerit tek gratë”, thotë profesori Xuelei Ma nga Universiteti Sichuan në Kinë.

Studime të mëparshme kanë treguar se ekspozimi ndaj dritës gjatë natës ul nivelet e melatoninës, duke shkaktuar kështu një kështu orën biologjike që rregullon gjumin.

Si është kryer studimi?

Në vazhdën e studimeve të mëparshme, shkencëtarët hulumtuan nëse puna në turn të tretë për një kohë të gjatë rrit rrezikun për zhvillimin e disa llojeve të kancerit tek gratë. Ata analizuan të dhënat nga 61 studime të mëparshme, ku janë përfshirë më shumë se 4 milionë njerëz në Amerikën e Veriut, Evropë, Australi dhe Azi.

Shkencëtarët u fokusuan më shumë tek stafi i infermiereve dhe rreziku për zhvillimin e 6 llojeve të kancerit. Pasi i ndanë pjesëmarrësit sipas vendndodhjes, shkencëtarët zbuluan se më të rrezikuara për zhvillimin e kancerit të gjirit ishin punonjëset nga Amerika e Veriut dhe Evropa.

Ekspertët mendojnë se infermieret janë më të rrezikuara për shkak të ndërrimit të shpeshtë të turneve ose sepse bëjnë më shumë vizita.

“U habitëm kur zbuluam lidhjen mes punës në turn të tretë dhe rrezikut për kancer të gjirit vetëm tek gratë nga Amerika Veriore dhe Evropa”, thotë profesori Ma.

“Ka mundësi që gratë në këto vende të kenë nivele më të larta të hormoneve të seksit, që lidhen me një rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të gjirit.

“Gratë që punojnë në turn të tretë për një kohë të gjatë duhet të bëjnë kontrolle dhe ekzaminime rregullisht, sidomos për kancer”, rekomandon profesori

Studimi është publikuar te revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers and Prevention”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkimi Europian ridimensionon rrezikshmërinë e vajit të palmës.

   Nga data 8 deri në 14 janar të këtij viti, 832 mijë italianë janë prekur nga gripi, ndërkohë që rreth 4 milionë banorë të vendit fqinj

Ka disa njerëz që sapo hyn stina e dimrit, i shikon thuajse gjithmonë me viroza.

   Pasi kalon të 35-at kujdesi për veten duhet të jetë edhe më i veçantë.

Hipertensioni konsiderohet të jetë një “sëmundje e heshtur”.

Sipas një studimi të ri, një kos me bazë brokolin mund të parandalojë dhe madje edhe të trajtojë kancerin e zorrës së trashë.

   A e dini që bima më efektive për të parandaluar rënien e flokëve dhe për të stimuluar rritjen e tyre është një bimë tipike shqiptare?

Sipas ekspertit John Douillard, miti që thotë se duhet të flemë nga krahu ynë i djathtë, rezulton jo i saktë.

   Dieta ushqimore dhe stërvitja rregullisht mund të jenë më efikase se ilaçet për mbajtjen nën kontroll të diabetit të tipit 2, sugjeron