Muaji shkurt ose "palca" e dimrit ka shënuar rritje drastike të çmimeve në markatën e Durrësit. Të gjitha produktet janë me çmime të larta për konsumatorin durrsak, i cili numërohet me gishta në bankinat e tregut.

Tregtarët thonë se çmimet janë rritur nga shumica dhe kjo ka bërë që fuqia blerëse të ulet në maksimum. Prej perimeve, zarzavateve dhe frutave të stinës ose jo, të gjitha janë me 50 % më shumë se në fund të vitit të shkuar.

Si rrallë herë më parë, çmimet e perimeve kanë arritur majat, krejtësisht të papërballueshme për konsumatorin e përditshëm, pa përmendur pensionistët, ata me ndihmë ekonomike dhe sociale, apo edhe ata me paga minimale.

Tregtarët ankohen se xhiroja ditore ka rënë në minimumin historik. Sallata jeshile varjon nga 2500 deri deri në 3 mijë lekë kg, ndërsa rukola ka shkuar 5 mijë dhe 7 mijë lekë kg, sipas cilësisë.

K.H.