Faramarz Safa është një prej azilantëve politikë. Në vendin e tij në Iran ai ka punuar në media. Safa tha në një prononcim për “DurrësLajm” se është thellësisht i prekur nga ngjarjet që kanë rrjedhur, sepse ata janë përzënë nga vendi i tyre, por Shqipëria është atdheu i dytë ku duan të ndërtojnë jetën.

“Unë jam një nga banorët e këtij vendi dhe erdhëm në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen me qeverinë shqiptare. Unë e njihja personalisht znj. Marzieh Rezaie dhe ajo ishte nga një familje e njohur në Iran. Tre nga vëllezërit dhe një nga motrat e saj u ekzekutuan nga regjimi Shah dhe dy nga motrat e saj u vranë nga regjimi i mullahut. Isha i befasuar që një çështje e tillë e thjeshtë e varrimit shkoi në shtyp, sepse kemi një marrëdhënie të mirë me njerëzit lokalë dhe për këtë çështje po punojmë me zyrtarët lokalë dhe njerëzit dhe ne kemi zgjidhur shqetësimet e tyre”.

Drama e 50-vjeçares. Si u shua e gjithë familja në luftën kundër Shahut të Iranit?

Cila ishte Marzieh Rezaei, demokratja që mbeti në morg për katër ditë?

Znj. Marzieh Rezaei, e cila ishte anëtare e muxhahedinëve iranianë, ndërroi jetë më 4 maj 2018, pas një lufte të gjatë me kancerin. Lindur më 1968-n në familjen e njohur Rezaei, e cila ka humbur shumë anëtarë të saj në luftën e popullit iranian për liri, Marzieh Rezaei u familjarizua me muxhahedinët dhe përkushtimin e tyre për kombin e vet që në moshë të re. Pasi u bashkua me muxhahedinët, ajo ka pranuar vazhdimisht dhe në mënyrë aktive një shumëllojshmëri përgjegjësish. 

Gjatë sulmit të forcave irakene në korrik 2009 ndaj Kampit Ashraf – vendi i mëparshëm i muxhahedinëve në Irak – Znj. Rezaei qëndroi me guxim krah për krah kolegëve të saj për të mbrojtur shtëpinë dhe të drejtat e tyre. Në vijim të sulmit të irakenëve, Znj. Rezaei u bashkua me një numër të madh muxhahedinësh të tjerë në një grevë urie për të protestuar ndaj kësaj mizorie. Pavarësisht përkeqësimit të shëndetit të saj pas një greve të gjatë urie, Znj. Marziah ishte gjithmonë një frymëzim për miqtë dhe kolegët e saj.

Pas një krimi të urryer nga mercenarët e regjimit të mullahut në Kampin Ashraf në Irak më 1 shtator 2013, gjatë të cilit 52 muxhahedinë u pushkatuan brutalisht me gjakftohtësi, ajo, së bashku me qindra muxhahedinë të tjerë dhe mbështetës nga e gjithë bota filloi një grevë urie që zgjati 92 ditë. Tre nga vëllezërit e Znj. Rezaei dhe njëra nga motrat e saj janë ekzekutuar nga regjimi i Shahut, dhe dy nga motrat e saj si dhe shumë familjarë të tjerë janë vrarë nga regjimi i mullahut.