Burri vrau një biznesmen te dera e shtëpisë, gruaja i kërkon divorcin live

Postuar: 06/12/2017 - 13:42

Një divorc i pazakontë është kërkuar live në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ditën e sotme. 28-vjeçarja Suzana Metuku është nëna e tre djemve te vegjël, dhe ka mbi 11 vite që po jeton në një tmerr të vërtetë në martesën me Olti Metukun, një i ri nga veriu i Shqipërisë, që aktualisht ndodhet në burg.

Suzana ka qenë e shoqëruar në studio nga nëna e saj Lirie Haka, dhe ka rrëfyer arsyet pse po shkon drejt ndarjes me babain e tre djemve të saj.

Olti Metuku së bashku me dy vëllezërit e Suzanës Admir dhe Herton Haka ndodhen në burg, pasi janë akuzuar për vrasjen e biznesmenit 45-vjeçar Fatmir Pula, ngjarje e ndodhur më 19 janar të vitit të kaluar.

Edhe pse janë shpallur fajtorë, Liria beson se ka qenë dhëndri i saj që ka bërë pjesë të skenarit dhe dy djemtë e saj.

Ndonëse drejtësia s’e ka dhënë fjalën e fundit, nëna e dy djemve thotë se ata duhet të marrin dënimin që ju takon.

Por sot, ajo ka ardhur të kërkojë një ndihmë ligjore dhe psikologjike për vajzën Suzanën dhe tre nipërit e saj.

Babai i tyre ndodhet në burg, ndërsa Suzana jeton aktualisht në Kamëz te vjehrri dhe vjehrra të cilët kanë mësuar se ajo do ta divorcojë djalin e tyre, dhe i kanë vënë kusht që të largohet nga shtëpia me fëmijët.

Ajo është e vetme dhe punon për të rritur tre djemtë.

Divorci që do të bëj, do na lërë mes katër rrugë. Pa një strehë. Më mirë në rrugë se sa të jetosh me një kriminel”, shprehet vazhdimisht Suzana.

Dua që fëmijët e mi të rriten dhe të edukohen ndryshe nga babai i tyre”, vazhdon fjalën e saj 28-vjeçarja me lot në sy.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fillimi i stinës së ftohtë të dimrit me temperaturat e ulëta, ka shfaqur edhe format e një gripi agresiv kryesisht tek fëmijët e moshave

1 mijë vogëlushët e shkollës 9-vjeçare "Marie Kaçulini" në Durrës ende vazhdojnë të torturohen duke e zhvilluar mësimin në shkollat e mes

   Edmira prej 4 vitesh vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Demi”.

   Në kuadër të luftës kundër informalitetit, inspektorët e tatimeve gjobitën një sërë biznesesh, mes të cilëve një fast food në rrugën “

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë kanë dhënë efektet e para në tregun e përditshëm të fruta-perimeve në Durrës.

Romët dhe egjiptianët janë dy komunitetet më vulnerabël jo vetëm në Durrës, por në të gjithë vendin, komunitete të cilat përballen me ana

   Më shumë se 60 minuta, dhjetra automjete të enjten pasdite janë bllokuar në parkingun nëntokësor pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë

Turizmi i peshkimit ka marrë vëmendje gjithnjë e më shumë në rritje vitet e fundit, jo vetëm në zonën e Mesdheut por edhe në qytetin e Du

Blerta Gjoni është nëna e një vogëlusheje 11-vjeçare e cila vuan nga sindroma dawn.