Çerdhet e Tiranës/ Katër ditë afat për regjistrim, dokumentet që ju duhen

Postuar: 13/06/2018 - 09:02

Dyndjet e aplikimeve për të zënë një vend në çerdhe kanë detyruar Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QEZHEF), pranë Bashkisë së Tiranës, për të disatin vit, të nisë regjistrimet që në muajin qershor. Sivjet ato nisin për më pak se dy javë dhe do të zgjasin vetëm katër ditë.

QEZHEF-ja lajmëron prindërit e interesuar që në javën e fundit të muajit qershor t’i drejtohen çerdhes më të afërt pranë vendbanimit të tyre. “Aplikimet zyrtare për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë Tiranë do të kryhen në datat 25-29 qershor 2018 nga ora 09:00-14:00”, nënvizohet në njoftimin e Drejtorisë së Çerdheve.

PËRFITUESIT

Për shkak të numrit të lartë të aplikuesve, që përllogariten rreth 7 mijë çdo vit, ndërkohë që kapaciteti është shumë më i vogël, Drejtoria e Çerdheve ka përcaktuar disa kategori social-ekonomike që kanë prioritet: fëmijët jetimë, ato me aftësi të kufizuara apo kur kanë prindër të tillë, fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, ata me një prind apo të divorcuar ku kujdestari ligjor trajtohet me pagë minimale.

Të gjitha kategoritë e mësipërme, me një vendim të Këshillit Bashkiak të muajit mars 2018, jo vetëm që do të jenë të parët në listë që do të regjistrohen, por do ta përfitojnë këtë shërbim falas. E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është dokumentacioni, i njëjtë me vitet e kaluara.

Veç këtyre, kategoritë e mësipërme nevojitet gjithashtu të dorëzojnë edhe dokumentin që vërteton kategorinë socio-ekonomike, të cilës i përkasin. Të gjitha mund të shkarkohen në sistemin elektronik e-albania. Në të kundërt, mjafton një fotokopje e kartës së identitetit pranë komisionit dhe plotësimi i një deklarate personale që aplikimi të cilësohet i kryer.

DOKUMENTACIONI
Certifikatë personale e fëmijës
Certifikatë familjare
Vërtetim pune nga prindërit
Vërtetim banimi

/Panorama/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Përveç pensionit bazë, të moshuarit marrin edhe kompensime.

   Velipoja ka mbetur e gjitha në errësirë mbrëmjen e sotme për shkak të mungesës së rrymës elektrike.  

Një vendim i qeverisë shqiptare detyron tashmë Operatorët e Biznesit Ushqimor që të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore d

Një nga rrugët e qytezës së Sukthit do të mbajë emrin "Syrja Hako".

   Në plazhin e Darzezës pushuesit nuk helmohen nga ushqimet, por rreziku vjen nga deti dhe ajri.

   Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin.

84-vjeçarja Klara Merlika ka rrëfyer në emisionin "Studio e Hapur" në News24, 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është das

   Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë.

Ish-trupa e estradës, regjisori Haxhi Rama artist i merituar, aktorët Aishe Stari, Roland Koca, artistë të merituar, janë mbledhur brenda

"Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la."