Avdyl Sula 72 vjeç dhe familja e tij kanë 5 vjet që po enden sa në një zyrë në një tjetër. Ata janë nga fshatrat e Skraparit, ku pronë të tyre kanë edhe një mulli, ku të gjithë fshatarët e zonës bluajnë grurin dhe misrin si për bukën e tyre të përditshme, ashtu edhe për bagëtinë.

Pasi nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për një problem pronësie që i shqetëson, pretenduan që të takojnë kryeministrin Edi Rama.

Por kryeministrin nuk e takuan dot për asnjë moment në Durrës ku po zhvillon një tur dy ditor. Në panairin e punës ku mori pjesë kryeministri, Garda e pengoi familjen Sula. 

I moshuari thotë se ujit të mullirit i ka dalë pronari  i ri.

“Kanë dhënë leje për një HEC dhe duan të marrin ujin e mullirit ta çojnë tek HEC-i. Ku ta gjej të drejtën time?”, pohoi kryefamiljari.

K.H.