Dëmet e shkaktuara nga reshjet e të hënës së 19 marsit në Durrës, janë të shumta në lagje të ndryshme të qytetit.

Në redaksinë e "DurrësLajm", banorët e zonës së Porto Romanos kanë dërguar një video, ku bëjnë publik shqetësimin e tyre me shpresën se institucionet përgjegjëse do t'i japin një zgjidhje në përmirësim të jetesës së tyre.

Dëmtimet që ka pësuar rruga "Aleksadër Goga" prej kohësh, tashmë dalin në pah akoma më shumë, asfalt i çarë e gropa me ujë.

Një problem tejet shqetësues për të cilin qytetarët janë ankuar herë pas here është edhe mungesa e ndriçimit të këtij aksi.

Reshjet e dendura që shkaktuan përmbytje në Porto Romano kanë dëmtuar edhe urën në brendësi të lagjes, ndërsa toka ka rrëshkitur drejt kanalit.