"Drejtësia për të mitur", Manastirliu: Plane individuale për fëmijët në situatë rreziku

Postuar: 10/07/2018 - 13:16

"Gjatë 1 viti, nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve u menaxhuan 1650 fëmijë në situatë risku, nga të cilët 929 janë raste të reja. Ajo që vihet re dhe për të cilën strukturat tona kanë patur reagim të menjëhershëm është rritja e rasteve emergjente të fëmijëve në situatë rreziku".

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëdnetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë konferencës "Forcimi i kapaciteteve të profesionistëve për të mitur", organizuar në një qendër sociale ku trajtohen fëmijët në situatë risku, ku merrnin pjesë Ministrja e Drejtësisë, ambasadorja BE-së në Tiranë, përfaqësues të Ministrisë së Brendhshme, policisë, organizata të shoqërisë civile, etj.

Duke u ndalur te rëndësia e parandalimit të situatave të fëmijëve në konflikt me ligjin, Ministrja Manastirliu u shpreh se po zbatohen plane individuale për integrimin e fëmijëve në situatë risku.

"223 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve punojnë cdo ditë në terren jo vetëm për evidentimin e fëmijëve në situatë rreziku, por për një trajtim të plotë, të integruar, me plane individuale për secilin prej tyre. A janë mjaftueshëm? Sigurisht që jo. Do duhet të bëhet më shumë nga disa bashki apo njësi vendore, për të patur punonjës të dedikuar por edhe të mirëtrajnuar për mbrojtjen e të miturve", tha Manastirliu.

Ministrja u ndal dhe te trajtimi i fëmijëve nën moshën e përgjegjësisë penale, për të cilët, siç u shpreh Manastirliu: "Ministria eShëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hartuar për herë të parë një projektvendim të posacëm për mbrojtjen dhe trajtimin e fëmijëve nën moshën e përgjegjësisë penale dhe që dyshohet apo ka kryer një vepër penale, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga rrugët e qytezës së Sukthit do të mbajë emrin "Syrja Hako".

   Në plazhin e Darzezës pushuesit nuk helmohen nga ushqimet, por rreziku vjen nga deti dhe ajri.

   Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin.

84-vjeçarja Klara Merlika ka rrëfyer në emisionin "Studio e Hapur" në News24, 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është das

   Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë.

Ish-trupa e estradës, regjisori Haxhi Rama artist i merituar, aktorët Aishe Stari, Roland Koca, artistë të merituar, janë mbledhur brenda

"Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la."

Këtë të hënë, universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me qendrën “Gratë në shërbimin publik

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë dhe gjerësisht i përhapur.

Punonjësit shqiptarë kanë preferencat e tyre dhe nuk janë shumë indiferentë nëse kanë mbi krye një mashkull apo një femër.