Me rastin e datës 3 dhjetor, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, qendra e Shërbimeve Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara, “Save the Children” në Durrës organizoi një sërë aktivitetesh për fëmijët që trajtohen në këtë institucion. 

Një ekspozitë pikture është celur në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, me synim përmirësimin e sjelljes së njerëzve ndaj fëmijëve me aftësi të kufuzuara. 

Menaxherja e kësaj qendre Alda Agolli tha se në Durrës trajtohen 70 fëmijë prej vitit 2016 me një sërë shërbimesh shumë të domosdoshme.

Për prindërit e vogëlushëve, problem mbetet mungesa e trajtimit të fëmijëve të tyre në shkollat publke. 

Fëmijët autokë dhe me aftësi të kufizuara përballen me mungesë të mësuesve shoqërues në klasa, me mungesën e vëmendjes nga ana e fëmijëve të tjerë, pse jo dhe me diskriminim. Prindërit e këtyre fëmijëve thonë se vetëm tek qendra “Save the Children” vogëlushët kanë gjetur një derë të hapur për trajtimin dhe socializimin e tyre. Aktiviteti vijoi me një koncert argëtues ku u përfshinë fëmijët dhe prindërit e tyre. 

K.H.