Rruga "Isuf Ferra" në lagjen numër 7 në Durrës, është kthyer në gangrenë për të gjthë komuntietin e zonës.

Rruga e cila përshkon një lagje të mbipopulluar, është tejet e dëmtuar në të gjithë gjatësinë e saj. Kjo gjendje e rrugës përbën problem jo vetëm për automjetet por edhe për këmbësorët, gjatë stinës së dimrit.

Banorët thonë se kanë kohë që kanë pritur rikonstruksionin e saj por deri tani nuk është vënë dorë nga instancat përgjegjëse. Ata i kërkojnë bashkisë që të investojë në rrugën e tyre të dëmtuar.

"Jemi taksapagues të rregullt, taksat i pagujmë rrugën pse nuk e bëjnë?", ankohet një banor.

"Ka kaq vite e kanë lënë në këtë gjendje. Duam të na rregullohet rruga se paguajmë taksa", thotë një tjetër.

Në këtë zonë jeton edhe një komuntiet i madh banorësh romë dhe egjiptianë. Ata thonë se në çdo fushatë u është premtuar rikonstruksioni i rrugës, por deri tani nuk është bërë asgjë.

K.H.