Era e fortë ka shkaktuar një sërë dëmesh materialesh në qytetin bregdetar të Vlorës.

Siç shihet edhe nga pamjet, një palmë është shkëputur nga trungu i saj duke zënë poshtë një makinë të parkuar.

Fatmirësisht nga kjo nngjarje nuk pati persona të lënduar.

Si pasojë e motit të keq në Vlorë, mëngjesin e sotëm porti ka pezulluar edhe lundrimin e mjeteve detare pasi rrezikohen nga dallgët.