FTI organizon takimin për zhvillimin dhe implementimin e kurrikulës së multimedias dhe televizionit digital (VIDEO)

Postuar: 10/01/2018 - 13:54

Ndërtimi i një kurrikule për master në multimedia, e cila do t’iu shërbente shumë të gjithë profesionistëve të kësaj fushe, ka qenë objekt i Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit në universitetin "Aleksandër Moisiu". Ky fakultet, edhe pse i ri në moshë, ka objektiva të qarta për përgatitjen e shkëlqyer të studentëve të tij në degë të cilat i shërbejnë më së miri tregut aktual të punës.

Për këtë qëllim u zhvillua në mjediset e universitetit “Aleksandër Moisiu” takimi për zhvillimin dhe implementimin e kurrikulës së multimedias dhe televizionit digital, të organizuar nga Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit, ku merrte pjesë rektorja Kseanela Sotirofski dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit, Epoka University, Universiteti UP i Prishtinës, Universiteti UL i Sllovenisë, Universiteti Tartu i Estonisë, Universiteti i Ostravës në Çeki, Universiteti i  Biznesit dhe Teknologjisë, UBT në Prishtinë si dhe përfaqësues të Radio Televizionit Shqiptar.

Dekane e këtij Fakulteti, Lindita Mukli, theksoi se synimi i projekti "Erasmus+" është ndërtimi i një kurrikule për master në multimedia dhe televizorë digital.

Lidhur me organizimin e kësaj veprimtarie, Mukli thesoi se ky organizim bëhet për t’u dhënë studentëve nëpërmjet projektit arritjet më të mira bashkëkohore ndërkombëtare lidhur me multimediat.

Pjesëmarrës në këtë projekt janë përfaqësues nga disa vende të ndryshme të Europës të cilët nëpërmjet punimeve të tyre sjellin eksperiencat më të mira të vendeve që përfaqësojnë.

Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” është kthyer në lider të përçimit të informacioneve në vend, nëpërmjet takimeve që kanë organizuar fakultetet në përmirësim të kurrikulës për studentët.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë të enjte, në ambientet e universitetit "Aleksandër Moisiu" (UAMD), Rektorja e Universitetit Prof. Dr.

   Arrin mbi 600 persona numri i të prekurve nga virusi i fruthit në vendin tonë.

Ministria e Arsimit vijon informimin e maturantëve pas vendosjes së kriterit të notës mesatare 7 për degët e mësuesisë.

Shumica e popullsisë së botës jeton në zona ku cilësia e ajrit nuk është e shëndetshme.

   Sot në emisionin “Stop” u trajtua një temë mjaft delikate, largimi i fëmijës nga nëna e tij në mënyrë të padrejtë.

   Qeveria u ka premtuar banorëve të qarkut të Kukësit një tarifë preferenciale për qarkullimin në Rrugën e Kombit dhe për këtë zyrtarish

Alfred Gjeta është një i ri, i cili prej 15 vitesh jeton në Britaninë e Madhe, ndërsa familja e tij është shpërngulur në lagjen 17 në zon

Një 54-vjeçar nga Kavaja ka denoncuar në emisionin "Me zemër të hapur" në "News24", tradhtinë e gruas, të pretenduar nga ana e tij.

Një 54-vjeçar nga Kavaja i ka dhënë fund martesës së tij të gjatë për shkak të tradhtisë bashkëshortore.