Gjobë e kripur për urbanët që nuk ndezin kondicionerët

Postuar: 13/06/2018 - 18:24

   Ndonëse ka nisur sezoni i nxehtë, sërish një pjesë e urbanëve në kryeqytet nuk i ndezin kondicionerët.

Nisur nga ankesat e qytetarëve, Bashkia e Tiranës ka nisur inspektimin e të gjitha linjave urbane. Ata që janë gjetur në shkelje dhe që nuk e ndiznin kondicionerin gjatë lëvizjes janë gjobitur.

“Gjatë muajit Maj dhe këto 10 ditë ne kemi vënë rreth 82 masa administrative vetëm për kondicionerët, pasi abuzohet shumë, sidomos nga operatorët. Disa mjete javë vetë pa kondicioner, disa të tjera ka vonuar mbushja e tyre me gaz. Linjat që janë me probleme, janë Tirana e Re, Linja e Unazës dhe Linja e Uzinës së Autotraktorëve”,  thotë Istref Agalliu, Specialist i Transportit Publik në Bashkinë e Tiranës.

Por pavarësisht gjobave të njëpasnjëshme, inspektorët thonë se ka sërish urbanë që vazhdojnë të mos e përdorin sistemin e kondicionimit.

Krahas vlerës monetare, gjoba shoqërohet edhe me heqje të pikëve nga ana e komisioneve pranë Bashkisë së Tiranës, duke i vënë kështu kompanitë e transportit në rrezik për të humbur licencën e shërbimit./klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga rrugët e qytezës së Sukthit do të mbajë emrin "Syrja Hako".

   Në plazhin e Darzezës pushuesit nuk helmohen nga ushqimet, por rreziku vjen nga deti dhe ajri.

   Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin.

84-vjeçarja Klara Merlika ka rrëfyer në emisionin "Studio e Hapur" në News24, 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është das

   Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë.

Ish-trupa e estradës, regjisori Haxhi Rama artist i merituar, aktorët Aishe Stari, Roland Koca, artistë të merituar, janë mbledhur brenda

"Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la."

Këtë të hënë, universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me qendrën “Gratë në shërbimin publik

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë dhe gjerësisht i përhapur.

Punonjësit shqiptarë kanë preferencat e tyre dhe nuk janë shumë indiferentë nëse kanë mbi krye një mashkull apo një femër.