Gripi në pikun e vet, shënohet viktima e parë (VIDEO)

Postuar: 12/02/2018 - 16:52

Një 44-vjeçar nga Korça me sindromin “down” dhe i prekur nga disa sëmundje kronike ka humbur jetën dy javë më parë nga gripi në reanimacionin e Spitalit të Korçës, por ngjarja u konfirmua vetëm të hënën. Vdekja është relatuar në buletinet javore të Institutit të Shëndetit Publik, por dikasteri i shëndetësisë nuk e ka njoftuar.

"Vuante prej shumë vitesh nga diabeti dhe sëmundje të tjera të brendshme. Pra është tek kontigjenti i grupit të personave me risk, të cilët theksohen me forcë që duhet të vaksinohen patjetër. Gripi nuk duhet nënvlerësuar dhe vaksina parandalon vdekjen dhe parandalon format e rënda", thotë Artan Simaku, nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive në ISHP.

Shqipëria klasifikohet ndër vendet me intensitetin më të lartë të të prekurve nga visuri i gripit në këtë periudhë. Sipas specialistëve të ISHP, tanimë jemi në pikun e epidemisë, ku javën e fundit janë raportuar 23 mijë të prekur me infeksione respiratore.

"Kemi arritur pikun dhe parashikojmë që në javën në vazhdim të fillojë një trend në rënie. Gripi është një nga sëmundjet më të paparashikueshme. Deri më tani nuk janë vërejtur raste të rënda. Ka raste sporadike që janë normale për stinën, por jo me të njëjtën ashpërsi si e njëjta periudhë e vitit të kaluar", shton Simaku.

Por, paralelisht me epideminë e gripit në Shqipëri po qarkullon edhe virusi i fruthit. Numri i fëmijëve ka shkuar në 67, por zyrtarisht kjo nuk konsiderohet epidemi.

"Risku ekziston, por që masat janë marrë. Po kryhet monitorimi në bazë ditore i çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Theksoj që me shfaqjen e temperaturës, fëmija nuk duhet të çohet në çerdhe, kopësht ose shkollë, por duhet çuar tek mjeku i familjes, i cili vlerëson gjendjen dhe jep rekomandimet e duhura", deklaron Artan Simaku.

Një javë më parë një foshnje 8-muajshe me pneumoni humbi jetën për shkak të komplikacioneve, ndërkohë që shumë fëmijë, të cilët nuk e kanë mbushur moshën për vaksinë frekuentojnë çerdhet.

Specialistët i ISHP theksojnë se situata e fruthit tanimë është nën kontroll dhe foshnjet e vogla nën 1 vjeç nuk vaksinohen pasi gëzojnë imunitet nga nëna. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëna e vajzës që ndërroi jetë nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Maminas ka deklaruar për Report Tv se Elena ishte nisur për n

Sipas dekretit të flukseve 2018, në Itali vihen në dispozicion 30.850 kuota për punë të varur sezonale të punonjësve të huaj, ndër të cil

Në Parlamentin Shqiptar po shqyrtohet një nga nismat më të rëndësishme ligjore, ai për strehimin social.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar bizneset se ato mund të fillojnë menjëherë të kryejnë pranë AKEP regjistrim

Stafi i Ujësjellës Kanalizime Durrës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak.

   Drejtori i zyrës Rajonale të Punësimit në Durrës, Indrit Buka deklaroi se qyteti bregdetar ka pasur numrin më të ulët në rang vendi pë

   Më shumë se 400 tregtarë shesin produkte ushqimore në tregun e futa-perimeve në qytetin e Durrësit.

“Pamë tmerr me sy, nëna e gjakosur kërkonte fëmijët.” Kjo është dëshmia e banorëve që shkuan në vendin e ngjarjes vetëm pak mome