Drejtori i zyrës Rajonale të Punësimit në Durrës, Indrit Buka deklaroi se qyteti bregdetar ka pasur numrin më të ulët në rang vendi për personat që përfitonin ndihmë ekonomike. Në ndryshim nga qytete dhe qarqe të tjera që regjistronin një numër të lartë personash dhe familjesh që trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga qeveria, qarku i Durrësit numëronte 1080 persona në dhjetor të vitit 2017.

“Ata që dalin nga skema e ndihmës ekonomike duhet të punësohen, të kryejnë kurse të arsimit profesional që të kenë shans të punësohen”, deklaroi për DurrësLajm drejtori Buka.

Qeveria ka ulur në mënyrë drastike numrin e personave përfitues që përplasen tek kjo zyrë për të gjetur një mundësi punësimi. 

Në të gjithë qarkun e Durrësit sot përfitojnë ndihmë ekonomike 817 persona, nga 1180 që ishin deri në fund të 2017.

Buka thotë se aktualisht në zyrën e punës janë rreth 250 vende të lira pune, në sektorë të ndryshëm. Firmat private kërkojnë personel të kualifikuar e nëse punëkërkuesit nuk kanë arsim profesional vështirë se punësohen.

Statistikat në nivel qarku:

1080 persona ndihme merrnin ekonomike në dhjetor

817 persona marrin ndihmë ekonomike në Shkurt 2018 

Bashkia Durrës dhe Shijak trajtoheshin 615 persona në 2017

Bashkia Durrës dhe Shijak trajtohen 447 persona në 2018

Bashkia Krujë trajtoheshin 465 persona në 2017

Bashkia Krujë trajtohen 370 persona në 2018.

Në vitin 2017

5284 vend të lira pune

3236 punësime u realizuan gjatë vitit

119 veta janë punësuar nga lista e ndihmës ekonomike

K.H.