Këshillit Bashkiak në Tiranë do t’i shkojë për miratim një projekt-vendim që ka të bëjë me sanksionet ndaj pronarëve të qenve shoqërues, në rast se i nxjerrin në ambiente publike pa maskë. Këshilltarja e PDIU-së, Albina Nanaj Ferko ka bërë një propozim për shtimin e masave ndëshkuese për pronarët e qenëve të rracave agresive.

“Veç propozimit që u bë në këshill, po punohet për të bërë projekt-vendim i cili të kalojë për miratim në Këshill Bashkiak”.

Një vendim këshilli nuk mjafton për të vënë nën kontroll kafshët që shpesh janë shndërruar në armë vrasëse për njerëzit.

“Një vendim i Këshillit Bashkiak mund të përcaktojë gjoba minimale. Duhen ndryshime në kuadrin ligjor që pronarët e këtyre qenve agresivë të mbajnë përgjegjësi penale për dëmtimet që mund t’iu ndodhin qytetarëve”.

Mjekët veterinerë tregojnë se janë disa rraca agresive qensh, të cilët duhet të pajisen me maskë, por majën e mbajnë pitbullat. Ndërkohë që nëpër parqet e kryeqytetit pronarët e këtyre qenve jo vetëm që nuk i shëtisin me maska, por në shumë raste i shkëpusin edhe nga zinxhiri.

/Klan Plus/