Kaos me fluturimet, deri në 14 orë vonesa në linjat Shqipëri-Itali

Postuar: 09/07/2018 - 20:41

   Plot 14 orë vonesë ka pasur ditën e diel fluturimi Tiranë-Bergamo, ndërkohë që fluturimi tjetër Tiranë-Malpensa (Milano) pati një vonesë prej 5 orësh.

 E gjithë kjo situatë ka irrituar pasagjerët. Këto dy fluturime operohen nga kompania ajrore “Blue Panorama”.

Pasagjerët ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me kompaninë ajrore “Blue Panorama”, që operon prej gati 6 vitesh në Shqipëri.

Daniela Xhixha, përfaqësuese e kompanisë që mbikëqyr në Shqipëri kompaninë ajrore “Blue Panorama”, pranon se ka pasur vonesa me fluturimet e së dielës.

“Vonesa ka pasur. Është bërë e pamundura që pasagjerët të informohen në kohë rekord nga kompania, pranë zyrave të biletarisë në aeroportin e Tiranës”, tha Xhixha.

Xhixha e pranon se anulimet dhe vonesat ndodhin në të gjithë botën, por ka një rregullore europiane që mbron të drejtat e pasagjerëve.

“Pasagjeri zgjedh totalisht t’i rimbursohet bileta e tij. Në momentin që rimbursohet bileta, pasagjeri mund të fluturojë një ditë tjetër, por duke marrë mbrapsht të gjitha paratë që ka paguar për atë fluturim të asaj dite. Nëse pasagjeri zgjedh të fluturojë një ditë tjetër duke përdorur po atë biletë, kjo ofrohet falas nga kompania. Nëse pasagjeri zgjedh në mënyrë të drejtpërdrejtë të fluturojë po atë ditë, atëherë kompania merr përsipër akomodimin në hotel të pasagjerit”, u shpreh më tej Xhixha.

Përfaqësuesja e kompanisë mbikëqyrëse jep një këshillë për pasagjerët.

“Është shumë e rëndësishme që pasagjeri, të paktën një ditë përpara të informohet mbi statusin e biletës së tij, e të informohet gjithashtu edhe mbi statusin e fluturimit”, tha Xhixha./Tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga rrugët e qytezës së Sukthit do të mbajë emrin "Syrja Hako".

   Në plazhin e Darzezës pushuesit nuk helmohen nga ushqimet, por rreziku vjen nga deti dhe ajri.

   Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin.

84-vjeçarja Klara Merlika ka rrëfyer në emisionin "Studio e Hapur" në News24, 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është das

   Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë.

Ish-trupa e estradës, regjisori Haxhi Rama artist i merituar, aktorët Aishe Stari, Roland Koca, artistë të merituar, janë mbledhur brenda

"Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la."

Këtë të hënë, universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me qendrën “Gratë në shërbimin publik

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë dhe gjerësisht i përhapur.

Punonjësit shqiptarë kanë preferencat e tyre dhe nuk janë shumë indiferentë nëse kanë mbi krye një mashkull apo një femër.