Kujtuan se ishte tërmet! Në shkollën 9-vjeçare bie suvaja e tavanit

Postuar: 24/11/2017 - 19:59

   Ndërpritet mësimi në shkollën 9-vjeçare "Vesel Brama" në fshatin Kurcaj të njësisë administrative Nikël në rrethin e Krujës. Arsyeja e ndërprerjes është gjendja në të cilën ndodhet kjo shkollë.

Situata e vështirë e mësimdhënies ka qenë prej vitesh, por kohët e fundit ka pasur shkëputje të suvasë çka ka vënë në rrezik jetën e fëmijëve, por edhe të stafit pedagogjik.

Ditën e enjte, rreth orës 11 e 30, kur mësuesit po zhvillonin një mbledhje në drejtori, ata kanë kane dëgjuar një tronditje, fillimisht kanë dyshuar për termet, por pasi kanë verifikuar ka rezultuar se copa suvaje janë shkëputur dhe kanë rënë në klasa të ndryshme.  Drejtoresha e shkollës ka njoftuar menjëherë drejtuesit e bashkise Kruje.

“Dje, në momentin që ishim në një mbledhje, dëgjuam një shembje. Fillimisht menduam se ishte tërmet. Për fat të mirë nxënësit ishin jashtë ambienteve të shkollës. Sot ne kemi ndërprerë mësimin sipas udhëzimit të marra nga zyra arsimore, nga kryetari i bashkisë dhe nga administrata.

Shkolla është tërësisht jashtë funksionit, ishte fat që nxënësit nuk ndodheshin brenda kur ndodhi shembja. Kjo gjendje nuk u bë tani, shkolla ka qenë ndër vite kështu”, tha drejtoresha e shkollës, Lume Neziri.

Restaurimet e fundit të shkollës janë bërë para 5 vitesh, por ato kanë qenë vetëm në pjesën sipërfaqësore, në suva. Ndërkohë mësimi është ndërprerë deri sa të gjendet një zgjedhje për një ambient tjetër pasi objekti aktual është i rrezikshëm./Report tv

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Emisioni “Stop” ka bërë një vëzhgim në plazhin e Durrësit për të parë se çfarë kushtesh ofron për pushuesit gjatë sezonit veror, megji

   Shqipëria nuk merr pjesë në Rusi me ekipin kombëtar, pasi nuk ia doli dot të kualifikohej.

Një çift bashkëshortësh është bërë pjesë e seancës së ndërmjetësimit në rubrikën "Shihemi në Gjyq".

Në shumë raste sjelljen e mirë të tjerët ta marrin për dobësi dhe fare lehtë mund të biesh pre e nëpërkëmbjes dhe bullizmit.

Qytetarë në Tiranë protestuan sot para Drejtorisë së Policisë së Tiranës kundër vrasjes së grave.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ai i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilluan një bashkëbisedim me stude

Anxhela Meçani mbylli sytë një herë e përgjithmonë, ndërsa familjarët e saj janë ende të shokuar nga lajmi i kobshëm që kanë marrë.

*Dy fëmijët më të mëdhenj, në apelin e tyre drithërues, thonë se tashmë janë kreu i shtëpisë dhe iu duhet të kujdesen për mot

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin.