Kush përfiton nga shtesat e pensioneve!

Postuar: 22/07/2018 - 09:30

   Përveç pensionit bazë, të moshuarit marrin edhe kompensime.

Pensionistët e qytetit marrin dy kompensime në masën 490 lekë. Gazeta sjell sot kushtet që duhen për të përfituar kompensime. Këto kompensime llogariten si pjesë e pensionit.

KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT NË MASËN DERI NË 190 LEKË

Kush e përfiton:a) Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesëshme familjare të qytetit;

b) Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit;

c) Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’iu jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“.Masa e përfitimit:a) Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i shumëzimit të pensionit të caktuar me 190 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë;b) Përfitojnë 190 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare;c) Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, dhe nga shuma e mësipërme e llogaritur zbritet pensioni i cxaktuar brenda këtyre kufijve.KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT NË MASËN DERI NË 200 LEKËKush e përfiton:a) Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit;b) Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit;c) Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’u jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas VKM nr. 138, datë 31.03.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, VKM nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, që nuk kalojnë kufirin e të ardhurave, sipas pikës c të VKM nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“.Masa e përfitimit:a) Deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës;b) 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare;c) Deri në 200 lekë lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve“, plus 760 lekë nga VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, plus 190 lekë kompesim nga VKM nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“, plus 200 lekë kompensim nga VKM nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”. Nga kjo shumë zbritet masa e pensionit të përfituar në momentin e lindjes së të drejtës;d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Këto ditë që flitet për tërmete të njëpasnjëshme të rëna në Durrës dhe Bulqizë si dhe për marrjen e masave për të ndihmuar banorët e d

Është një nga rastet e rralla sot në Shqipëri që një nënë 31-vjeçare të sjellë në jetë brenda 10 viteve tetë fëmijë.

Katër ditë pas aktit heroik të Ardmir Murataj, i riu i cili shpëtoi nga mbytja dy motrat e mitura binjake në Fier, bashkia e këtij qyteti

   Analizat laboratorike në institucionet shtetërore treguan se një pjesë e vajit të etiketuar si vaj ulliri është thjesht mashtrim.

   Nesër është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit për të gjithë ata që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për k

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) ishte vetëm 484 persona, sipas

   Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat Vaj ulliri i virgjër.

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve t

   Shoqata e Prodhuesve të Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në

Një pilaf i ndenjur mund të jetë shumë më tepër helmues se çdo ushqim tjetër i gatuar që nuk ruhet sipas protokolleve të sigurisë ushqimo