Lajm i keq nga Durrësi për papunësinë

Postuar: 11/06/2018 - 17:31

   Norma e papunësisë në vendin tonë ka prekur një nivel të ri rekord minimal, por të dhënat flasin për një situatë jo të njëjtë në çdo cep të territorit të vendit.

Në pjesën dërrmuese të qarqeve, në 8 prej tyre, norma e papunësisë është regjistruar në rënie, por, nga ana tjetër, në 4 prej tyre, vihet re një rritje e normës së papunësisë. Këto qarqe janë: Durrësi, Lezha, Vlora dhe Shkodra.

Këto qarqe mbajnë një peshë domethënëse në ekonominë shqiptare dhe përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit të vendit. Durrësi, Vlora dhe Lezha ndërkohë, të treja qytete bregdetare, përfaqësojnë edhe pjesën kryesore të turizmit shqiptar.

Më problematike situata paraqitet në Lezhë dhe Shkodër, dy qarqet veriore të vendit, ku norma e papunësisë është rritur me 2.1 dhe 1.5 pikë përqindje respektivisht në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Në Durrës ndërkohë norma është ngjitur me  0.5% dhe në Vlorë me 0.6% në terma tremujorësh. Nga ana tjetër ndërkohë, në disa qarqe të Shqipërisë papunësia ka pësuar një rënie drastike.

Në Berat dhe në Fier, norma e papunësisë ka rënë me nga 4 pikë përqindje, duke marrë shtysë kryesisht nga sektori i industrisë që është mjaft i rëndësishëm në këto dy qarqe./scan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një nga rrugët e qytezës së Sukthit do të mbajë emrin "Syrja Hako".

   Në plazhin e Darzezës pushuesit nuk helmohen nga ushqimet, por rreziku vjen nga deti dhe ajri.

   Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin.

84-vjeçarja Klara Merlika ka rrëfyer në emisionin "Studio e Hapur" në News24, 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është das

   Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë.

Ish-trupa e estradës, regjisori Haxhi Rama artist i merituar, aktorët Aishe Stari, Roland Koca, artistë të merituar, janë mbledhur brenda

"Do e takoja sot në 11 të paraditës për të bërë humor e për të folur ashtu siç bëjmë ne, por Fadili na la."

Këtë të hënë, universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me qendrën “Gratë në shërbimin publik

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë dhe gjerësisht i përhapur.

Punonjësit shqiptarë kanë preferencat e tyre dhe nuk janë shumë indiferentë nëse kanë mbi krye një mashkull apo një femër.