Manastirliu: Rrisim bonusin për mjekët, deri në 2.5 milion lek në muaj

Postuar: 10/11/2017 - 17:40

   Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështje e Sociale, se në buxhetin 2018 parashikohet një dyfishim i investimeve në Shëndetësi rreth 3 miliard lekë bashkë me investimet e huaja. Sipas saj, “Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2018 parashikohet të jetë 73 miliard e 80 milion lekë ose 4.43% i Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

I ndarë, në dy fushat e aktivitetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për Shëndetësinë do të financohen 49 miliard e 294 milion lekë ose 2.98% të PBB, ndërsa për Mbrojtjen Sociale do të financohen 23 miliard 785 milion e 750 mije lekë.

Për vitin 2018 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikon të zbatojë edhe disa politika më të shënjestruara për shpërblimin e punës së mjekëve sidomos në ato zona ku kemi mungesë mjekësh. Për motivimin e dërgimit të mjekëve në këto zona Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, do të paguajë paga dhe bonuse motivuese, 200,000 deri 250,000 lekë në muaj.

Po kështu, sipas Manastirliut, pritet të ketë rritje pagash, duke filluar nga korriku 2018. Përfitues i rritjes deri 5% do të jenë rreth 18 mijë mjekë dhe infermierë.

Manastirliu ka prezantuar investimet në përmirësimin e infrastrukturës, ku sipas saj “vitin e ardhshëm do të financohet fillimi i punimeve për dy spitale të reja brenda QSUT-së: spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitali i Kirurgjisë së Përgjithshme. Krahas tyre, do të përfundojë ndërtimi i Maternitetit të Sarandës, rikonstruksioni i maternitetit të Korçës, spitalit të Pediatrisë në Durres, shërbimit të Urgjencës dhe imazherisë në Elbasan si dhe një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore, ku 260 milion lekë do t’i akordohen përmirësimit të infrastrukturës së qëndrave shëndetesore dhe ambulancave".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ndërpritet mësimi në shkollën 9-vjeçare "Vesel Brama" në fshatin Kurcaj të njësisë administrative Nikël në rrethin e Krujës.

Nisma "Ta pastrojmë Shqipërinë" e ndërmarrë nga qeveria shqiptare është prezantuar në shkollat e mesme profesionale, "Beqir Çela" dhe "Hy

Në kuadër të ditës kombëtare “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, edhe Durrësi, si një nga zonat më të rëndësishme turistike, iu bashkua ni

Paraditën e sotme, një krim i rëndë brenda në familje ka ndodhur në fshatin Karpen të Kavajës, ku burri ka vrarë gruan e tij.

   Qeveria Rama ka miratuar këtë të mërkurë dëmshpërblimin e rradhës për ish të dënuarit politikë të listës “A” (ku përfshihen persona të

Pranë gjirit të vogël të Currilave në afërsi të ish-repartit ushtarak, subjekte të paidentifikuar po mbushin tokën me dhera që shkarkohen

Për 100 të rinj me aftësi të kufizuara në Durrës, të moshës 19-34 vjeç, së shpejti nis projekti “Aftësia e kufizuar nuk është paaftës

Ai është 41 vjeç dhe është në momentet më të vështira të jetës së tij.

   I ftohti i kësaj fillim jave në Durrës u ka kujtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të vogëlushëve, se i ftohti ka mbërritu

   Nazire, është një vajzë 19-vjeçare nga Kavaja e cila studion për juridik në Universitetin e Durrësit.