"Nënë Tereza kishte aq shumë para në bankën e Vatikanit, sa mund ta falimentonte"

Postuar: 10/11/2017 - 16:20

Libri i fundit i gazetarit italian, Gianluigi Nuzzit “The Original Sin”, tregon detaje nga Vatikani kur kryepeshkopi amerikan Paul Marcinkus, ishte caktuar president i kësaj banke.

Në atë kohë Nënë Tereza besohet se “kishte më shumë para në llogari” në Bankën e Vatikanit, aq shumë sa nëse do t’i tërhiqte ato, institucioni do të mund të falimentonte, sipas gazetarit italian.

“Nëse vetëm Nëna Terezë do të mbyllte llogarinë apo t’i transferonte paratë, instituti do të ishte në rrezik”, ka shkruar Nuzzi, raporton “La Presse”.

Italiani ka shtuar se zbulimi i llogarisë së Nënës Terezë është dëshmi e qëndrimit të gjatë Marcinkusin brenda çështjeve të Vatikanit.

“Është një fuqi bllokuese në Vatikan që pengon reformat e Papa Françeskut sikurse bëri me Benediktin XVI – ekzistonte me Marcinkusin dhe menaxhmentin paralel të tij të Institutit për Punë të Religjionit – dhe ekziston akoma. Llogaria e Nënës Terezë në bankën e Vatikanit është dëshmi që këta njerëz ishin dhe janë akoma brenda sistemit gjyqësor dhe kanë besim në ta. Atyre iu besoi edhe Nëna Terezë, që siç thuhet, hyri në Institutin për Punë të Religjionit përmes një dere të dytë dhe u mirëprit nga De Bonis, krahu i djathtë i Marcinkusit”, ka shkruar më tej Nuzzi.

Nuzzi ka shtuar se Marcinkus u caktua president i bankës së Vatikanit nga Papa Paul VI në vitin 1970 dhe menjëherë kishte kërkuar të merrte një ndihmës dhe ai ishte Donato De Bonisin.

“Nga ai moment, fuqia e tyre u rrit dita ditës. De Bonis e njihte bankën në çdo detaj. Me mjeshtëri ai lëvizi në ndërtesat e shenjta”, ka shkruar Nuzzi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ndërpritet mësimi në shkollën 9-vjeçare "Vesel Brama" në fshatin Kurcaj të njësisë administrative Nikël në rrethin e Krujës.

Nisma "Ta pastrojmë Shqipërinë" e ndërmarrë nga qeveria shqiptare është prezantuar në shkollat e mesme profesionale, "Beqir Çela" dhe "Hy

Në kuadër të ditës kombëtare “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, edhe Durrësi, si një nga zonat më të rëndësishme turistike, iu bashkua ni

Paraditën e sotme, një krim i rëndë brenda në familje ka ndodhur në fshatin Karpen të Kavajës, ku burri ka vrarë gruan e tij.

   Qeveria Rama ka miratuar këtë të mërkurë dëmshpërblimin e rradhës për ish të dënuarit politikë të listës “A” (ku përfshihen persona të

Pranë gjirit të vogël të Currilave në afërsi të ish-repartit ushtarak, subjekte të paidentifikuar po mbushin tokën me dhera që shkarkohen

Për 100 të rinj me aftësi të kufizuara në Durrës, të moshës 19-34 vjeç, së shpejti nis projekti “Aftësia e kufizuar nuk është paaftës

Ai është 41 vjeç dhe është në momentet më të vështira të jetës së tij.

   I ftohti i kësaj fillim jave në Durrës u ka kujtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të vogëlushëve, se i ftohti ka mbërritu

   Nazire, është një vajzë 19-vjeçare nga Kavaja e cila studion për juridik në Universitetin e Durrësit.