Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Postuar: 15/05/2018 - 11:00

Foto: xhamia e Durrësit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë, më 16 maj 2018.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë uron mbarë myslimanët shqiptarë agjërim të lehtë e adhurim të pranuar. Le të sjellë ky në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. 

"Zoti Fuqiplotë e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë!"

Muaji i Ramazanit është një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit islam. Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ajo që e dallon këtë muaj, është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë. Thelbi i agjërimit është të qenët urdhër i Zotit, dhe një prej pesë kushteve themelore të islamit, por bashkë me këtë ai ka një varg të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin e pijen, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaji dedikuar më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit, muaji i sadakasë dhe i mirëbërësisë, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Agjërimi është një shkollë që sjell një efekt pozitiv të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë. Gjatë periudhës njëmujore të kësaj disipline shembullore ndjenjat e të pasurit zgjohen për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes së gjithanshme të anëtarëve të shoqërisë, që ndonëse nuk janë të një niveli force, pozite e kamje.

Kur besimtari nis agjërimin e ndjen se i bashkëngjitet të gjithë komunitetit të besimtarëve dhe realizimit të këtij obligimi në të njëjtën mënyrë dhe për motive e qëllime të njëjta. Kjo mënyrë unike agjërimi kultivon unitetin dhe barazinë në mbarë botën islame.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve t

   Shoqata e Prodhuesve të Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në

Një pilaf i ndenjur mund të jetë shumë më tepër helmues se çdo ushqim tjetër i gatuar që nuk ruhet sipas protokolleve të sigurisë ushqimo

   Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para për të njëjtat produkte që kanë blerë gjatë muajit korrik.

Edhe pse Shqipëria është shndërruar në një destinacion për të huaj që kërkojnë të marrin shërbime dentare, vetë shqiptarët nuk mund t’i p

Gratë shqiptare janë më nikoqiret e Europës, pasi rezultojnë se shpenzojnë më shumë kohë se gjithë shtetet e tjera për të gatuar dhe për

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka shpallur emrat e personave që do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në KMCAP Epror gjatë muajit gu

Ministria e Arsimit ka ndryshuar ligjin për arsimin e lartë, duke përcaktuar kriteret e reja që duhet të plotësojnë mësuesit, për të marr

   Gjatë vitit 2017, 35.173 studentë u diplomuan në një nga programet e studimit të arsimit të lartë.