Një lajm shumë i mirë për drejtuesit e mjeteve

Postuar: 13/05/2018 - 21:09

Sigurimi i detyrueshëm motorik do të paguhet në bazë të historikut personal që ka gjithësecili gjatë drejtimit të mjetit.

Autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve i ka dorëzuar qeverisë projektligjin e ri, i cili duhet të miratohet prej saj dhe prej Parlamentit. Në qendër të ndryshimeve është pikërisht ai që quhet sistem “bonus-malus”.

“Për çdo qytetar do të paguhet prim sigurimi në bazë të historikut të vet si drejtues mjeti. Pra, kush ka bërë më shumë aksidente do të paguajë më shumë dhe kush ka bërë më pak aksidente do të paguajë me pak vlerën e policës së sigurimit”, thotë kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

Ligji ri rrit vlerat që mund të përfitojnë të dëmtuarit, ndërkohë që kompanitë do të jenë të kufizuara në shpenzimet që do të bëjnë jashtë zërit të dëmshpërblimeve.

“Kemi rritur limitin e përgjegjësisë për një ngjarje sigurimi me rreth 1.7 herë dhe ndërsa për një qytetar, që mund të dëmtohet nga një ngjarje aksidenti është rritur me 2.5 herë që mund të përfitojë më shumë qytetari dhe kjo do të shoqërohet me ndryshime rregulloresh”, shton Koçi.

AMF ka një strategji 5-vjeçare për të gjithë tregun e sigurimeve. Aktualisht vendi ynë zë vendin e fundit në rajon përsa i përket këtij sektori dhe peshën kryesore e mban sigurimi i detyrueshëm duke zënë 92 për qind të tregut, kurse sigurimi vullnetar vetëm 8 për qind. /Top Channel   

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoria e Kualifikimeve Profesionale (sektori i kualifikimeve) do të fillojë trajnimin e aplikantëve që kanë kërkuar të pajisen me Dësh

*Dita e Jetimëve, Manastirliu: T'i mundësojmë çdo fëmije pa përkrahje prindërore, një familje!

Nga sot, qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në radhë për të marrë një dokument.

   Dita kombëtare e fëmijëve jetimë e ka gjetur deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu në shtëpinë e fëmijës të qytetit bregdetar.

   Në kuadër të projektit “Thuaj stop trafikimit të fëmijëve” në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë është organizuar një trak

   Në kuadër të ditës kombëtare të fëmijëve jetimë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka shtruar një drekë bamirësie për fëm

Forca e Ligjit do të jetë e ashpër pas datës 1 qershor për çdo subjekt që derdh ujërat e zeza në det.

   Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në Tiranë blejnë nargjile dhe e konsumojnë atë në lokale.

Nga Peshkopia erdhi në Durrës për një jetë më të mirë, por babai i dy fëmijëve mbeti në mes të katër rrugëve, krejtësisht i pashpresë. 

   Një stendë e veçantë në Panairin e Punës 2018 në Durrës ishte dhe ajo e OJQ-ve dhe e bashkisë së Durrësit që kanë si qëllim sensibiliz