Moti i keq me reshje të dendura shiu në Durrës, ka vështirsuar jo pak lëvizshmërinë e njerëzve dhe autmojeteve në qytet.

Një ambulancë e cila po transportonte një të sëmurë për në spitalin rajonal të Durrësit, u fik në mes të rrugës për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Në këto kushte, ambulanca e kishte të pamundur të kryente "misionin" e saj.

Në videon e publikuar, duket momenti kur zjarrfikësja ndërhyn për ta shpëtuar e transportuar në spital të sëmurin.