Një nga rrugët e qytezës së Sukthit do të mbajë emrin "Syrja Hako". Një kuadri të vjetër veteran të luftës dhe të punës që ka pasur disa funksione drejtuese në këtë zonë dhe që ka dhënë një kontribut të çmuar si specialist me përvojë në transformimin e jetës së banorëve.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj rruge, kanë marrë pjesë shumë miq e shokë të Hakos, si dhe pjestarë të familjes. Po ashtu në ceremoni kanë përshëndetur prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto si dhe kryebashkiaku Vangjush Dako.

Pjesmarrësit e kanë vlerësuar Syrja Hakon si një personalitet që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbarëvajtjen dhe zhvillimin e zonës së Sukthit si dhe rritjen ekonomike të kësaj zone, e cila për shumë vite ka qenë në pararojë të ekonomive të centralizuara të vendit.

Syrja Hako ka lindur në Delvinë më  27 shkurt të 1928-ës dhe është ndarë nga jeta më 31 korrik 2005 në qytetin e Durrësit.

K.H.