Të gjithë qytetarët e Shqipërisë e mbajnë mend, para një muaji kur zjarrfikësit e Durrësit evakuuan 600 fëmijë të shkollës "Met Hasa" në Porto Romano sepse shkolla u përmbyt nga uji që arriti në 1.5 metra.

Pas disa javësh, banorët janë ngritur në protestë duke i kërkuar bashkisë të zhbllokojë kanalet nga biznese të zonës aty pranë.

Kanali i ujrave të larta që përshkon të gjithë zonën kodrinore të Durrësit nga Mazoleumi i Dëshmorëve e përfundon në hidrovorin e Porto Romanos ka shpërthyer disa herë duke sjellë edhe përmbytjen e këtyre banorëve. 

Banorët thonë se kanalet e bllokuar, në të cilët nuk është vënë dorë prej kohësh, kanë shkaktuar përmbytje të vazhdueshme ndërsa nuk është bërë asnjë dëmshpërblim real për banorët e dëmtuar. 

Ata thonë se edhe djegia e plehrave të të gjithë Durrësit në këtë zonë, ka impakt shumë negative tek fëmijët e banorët e zonës.