Qendra Ditore e të Moshuarve në Durrës, kriteret dhe shërbimet që ofron

Postuar: 13/11/2017 - 14:04

Gertjana Daçi

Mosha e tretë është ajo kategori e individëve e cila kërkon shumë dashuri dhe kujdes të posaçëm. Të lodhur nga rëndesa e viteve mbi supe, e ndërthurur me shumë mund dhe sakrifica, të moshuarit e çdo shteti, kanë nevojë për ditë të qeta 'me diell' e dashuri.

Mosha e tretë në Shqipëri fatkeqësisht nuk gëzon të njëjtat kushte si ata të vendeve europiane, por mbijeton në kushte të vështira ekonomike.

Bashkia e Durrësit prej vitit 2002 ka ngritur institucionin e Qendrës Ditorë të të Moshuarve, një institucion i përkujdesit social dedikuar moshës së tretë me probleme sociale, të cilët marin një sërë shërbimesh.

Kjo qender e cila aktualisht ofron shërbim falas për 110 të moshuar, synon respektimin e të drejtave, përmirsimin e cilësisë së jetës dhe integrimin e tyre në shoqëri me qëllim shmangien e përjashtimit social.

Qendra orientohet nga parimi i të qënurit një ambient i hapur, i respektueshëm dhe me një sjellje të natyrës pjesëmarrëse ku mendimi apo opinioni i përfituesve të shërbimit, kërkohet dhe merret në konsideratë, përgjatë menaxhimit të kësaj qendre.

Por çfarë kriteresh duhet të përmbushin personat e moshës së tretë për të përfituar këtë shërbim pranë QDM së Durrësit?

  • Vijnë nga familje pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftueshme.
  • Vijnë nga familje në nevojë, të vlersuara nga administratori shoqëror.
  • Janë të vetmuar, të braktisur dhe pa të ardhura.
  • Kanë mbushur moshën për pension, sipas legjislacionit në fuqi.

Dokumentacioni i nevojshëm për t'u pranuar në këtë institucion përfshijnë:

  • Kërkesë me shkrim nga vetë personi ose familja, nga të afërmit e tij/saj, apo administratori shoqëror i njësisë ku banon, me miratimin e personit të moshuar.
  • Certifikatë e gjendjes familjare.
  • Certifikatë e gjendjes civile (ose fotokopje e kartës së identitetit).
  • Fotografi të personit (2 copë).
  • Raporti mjeksor që përcakton gjendjen shëndetësore të personit;
  • Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore nëse përfiton ose jo pension pleqërie, apo ndonjë lloj tjetër pensioni.
  • Vërtetimin e lëshuar nga administratori i njësisë së Ndihmës dhe Përkujdesit Shoqëror për gjendjen ekonomike të familjes së personit të moshuar.

SHËRBIMET E OFRUARA

  • Mbështetje psiko-sociale. Evidentimi nga punonjesi social i problemeve që kanë të moshuarit, vlerësimi i tyre dhe ndërhyrja, duke shfrytëzuar të gjithë resurset sociale të mundshme.
  • Shërbim mjekësor. Sipas burimeve zyrtare pranë Qendrës Ditore të të Moshuarve në Durrës, gjatë kësaj periudhe të gjithë të moshuarit kanë përfituar shërbimin mjekësor të nevojshëm.
  • Ushqim (çaj/kafe dhe dreka). Të moshuarit kanë përfituar 100% fondin e tyre ushqimor. Atyre iu ofrohet pirja e kafes ose çajit në mëngjes dhe dreka e cila përgatitet në bazë të menusë javore e sugjeruar nga mjekja.
  • Shërbime sanitare. Për higjenën e Qendrës kujdesen 2 sanitare
  • Aktivitet social-kulturor brenda dhe jashtë institucionit. Politikat e QDM synojnë pakësimin e pabarazive sociale dhe varfërinë. Të moshuarit mundësohen të shpenzojnë kohën duke ju ofruar veprimtari të ndryshme sociale dhe argëtuese.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Sot në emisionin “Stop” u trajtua një temë mjaft delikate, largimi i fëmijës nga nëna e tij në mënyrë të padrejtë.

   Qeveria u ka premtuar banorëve të qarkut të Kukësit një tarifë preferenciale për qarkullimin në Rrugën e Kombit dhe për këtë zyrtarish

Alfred Gjeta është një i ri, i cili prej 15 vitesh jeton në Britaninë e Madhe, ndërsa familja e tij është shpërngulur në lagjen 17 në zon

Një 54-vjeçar nga Kavaja ka denoncuar në emisionin "Me zemër të hapur" në "News24", tradhtinë e gruas, të pretenduar nga ana e tij.

Një 54-vjeçar nga Kavaja i ka dhënë fund martesës së tij të gjatë për shkak të tradhtisë bashkëshortore.

   Genta, një vajzë me një zemër të madhe, ishte protagonistja e “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Kisha Konkatedrale “Shën Luçia” në Durrës, me rastin e 150-vjetorit të ndërtimit të saj, është rikonstruktuar plotësisht, ndërkohë që bes

Paraja është padyshim mjeti i cili do të kalojë në duart e mijëra njerëzve në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Mekja 15-vjeçare u bë nënë me djalë. Dhimbjet e lindjes e kapën në lulishten pranë pallatit të kulturës në Durrës.

Banorë të Fermë Xhafzotaj, kanë protestuar për një orë mëngjesin e sotëm duke bllokuar rrugën nacionale Durrës-Shijak, pas thir