Zërat qytetarë dhe kurajoja civile janë ato që më së shumti i mungojnë qytetit të Durrësit. Spiroja është një qytetar i vjetër i lagjes numër 16 në Durrës, I cili analizon taksat që familja e tij i paguan prej 23 vjetësh bashkisë së qytetit dhe qeverisë. Në faturë ka paguar taksë gjebërimi, ndriçimi, qarkullimi për mjetin etj. Në 23 vjet ai ka paguar jo pak, por miliona lekë. Në këmbim të derdhjes së taksave qytetari thotë se çdo ditë ndeshet me një situatë krejtësisht të ndryshme nga ajo çfarë ai bën për shtetin e tij.

Presupozohet që një rrugë e cila gjendjet nën ujë dhe tërësisht e pakalueshme e gjatë 170 metra të jetë rikonstruktuar , nga firma e cila punimet i nisi në maj të vitit 2016. Në shtator të 2017 rruga është tërësisht e mbuluar nga uji, e kthyer në një rezervuar gjigand me erë të rëndë. Pusetat janë mbushur ende pa përfunduar punimet dhe megjithëse janë tenderuar miliona lekë , nuk ka trotuar për të kaluar këmbësorët. Banorët thonë se bashkia dhe inspektorët e saj të shërbimeve publike duhet të verifikojnë situatën në rrugë dhe cilësinë me të cilat janë kryer punimet.     

Një problem më vete janë edhe çarja e tubave të ujësjellësit nga mjetet e firmës dhe prej një muaji uji rrjedh lirshëm duke krijuar situatë kritike për banorët dhe kalimtarët. Ndërkohë, topi i përgjegjësisë përcillet nga institucionet drejtuese, shprehen banorët. Ata kërkojnë që të nderhyhet për të vënë në vend situatën pasi fondi i tenderimit të rrugës ishte 400 milionë lekë.