“Call center” në Shqipëri janë burimi kryesor i punësimit të të rinjve, përfshirë edhe studentët, që janë të tërhequr nga pagesat e larta dhe oraret fleksibël.

Por pavarësisht kësaj të mire që ato kanë sjellë, ka edhe anë negative. Sigurisht që puna në “call center” është e lodhshme për veshët, duke qenë se do mbash për disa orë kufjet në vesh, e gjithashtu edhe për zërin ku do bërtasësh në telefon.

“JOQ” ka publikuar një video ku shfaq disa njerëz teksa janë në orarin e punës në një “call center”. Njëri prej punonjësve në një moment ngre lart karriken ku supozohet të punojë, ndërkohë që biseda duket e tensionuar.

“Pershendetje JOQ, shikoni pak se ne cfare stresi e paranoje i fut puna ne Call Center punetoret e shkrete. Kjo video eshte bere ne Tirane. Anonim te lutem”, shkruan personi qe ka dërguar pamjet.