Si po plaket Shqipëria: "Ikin" 19 mijë të rinj, shtohen 11 mijë pleq në 2017-n

Postuar: 13/02/2018 - 11:13

Shqipëria po humb gjithnjë e më shumë nga dividendi i saj demografik për shkak se popullsia po pakësohet me ritme të shpejta në grupmoshën e artë 0-40 vjeç teksa numri i personave mbi 65 vjeç po rritet me shpejtësi.

Sipas statistikave të fundit të popullsisë 0-40 vjeç pësoi rënie me 2 për qind gjatë një viti. Në janar 2018 në këtë grupmoshë u numëruar rreth 19 mijë persona më pak se më 1 janar 2018. Një nga shkaqet e rënies në këtë grup moshë është emigracioni i lartë dhe rënia e numrit të lindjeve, rënia më e madhe i takon grup moshës 10-14 vjeç, të cilët ishin 10,500 persona më të pakët në numër se vitin 2017.

Grupmosha e hershme 20-40 vjeç që përbën kulmin e funksionimit fizik është pakësuar me 3777 mijë persona më 2017. Tkurrja e kësaj grupmoshe tregon humbjen e produktivitetit të forcës së punës dhe popullsisë në tërësi, pasi në këtë moshë merret vendimi për martesë dhe vihen bazat e karrierës.

Gjithashtu forca e punës shënoi rënie me 1.1 për qind. Grup mosha 15-65 vjeç u tkurr me 2323 persona gjatë vitit 2017, teksa numri i të moshuarve ka pësuar rritje të mëtejshme.

Popullsia në mbi 65 vjeç u shtua me 11,216 persona më 2017, duke u rritur në mbi 3 për qind brenda vitit. Për pasojë raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i personave në moshë 65+ vjeç ndaj popullsisë në moshë pune 15- 64 vjeç) ka pësuar një rritje nga 18,9 % në 19,4 % gjatë së njëjtës periudhë.

Projeksionet e tregojnë se popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë se sa popullsia e përgjithshme me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit (Tirana, Vlora dhe Durrësi).

Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit). Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%). Emigrantët janë në masën 90% pjesa më aktive e tregut të punës.

Popullsia e vendit po tkurret me shpejt se projeksionet e popullsisë 2011-2031. Me 1 janar 2018 popullsia ishte 18 mijë persona më pak se projeksioni zyrtar i INSTAT. /Monitor/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

*Dita e Jetimëve, Manastirliu: T'i mundësojmë çdo fëmije pa përkrahje prindërore, një familje!

Nga sot, qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në radhë për të marrë një dokument.

   Dita kombëtare e fëmijëve jetimë e ka gjetur deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu në shtëpinë e fëmijës të qytetit bregdetar.

   Në kuadër të projektit “Thuaj stop trafikimit të fëmijëve” në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë është organizuar një trak

   Në kuadër të ditës kombëtare të fëmijëve jetimë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka shtruar një drekë bamirësie për fëm

Forca e Ligjit do të jetë e ashpër pas datës 1 qershor për çdo subjekt që derdh ujërat e zeza në det.

   Fëmijët e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në Tiranë blejnë nargjile dhe e konsumojnë atë në lokale.

Nga Peshkopia erdhi në Durrës për një jetë më të mirë, por babai i dy fëmijëve mbeti në mes të katër rrugëve, krejtësisht i pashpresë. 

   Një stendë e veçantë në Panairin e Punës 2018 në Durrës ishte dhe ajo e OJQ-ve dhe e bashkisë së Durrësit që kanë si qëllim sensibiliz

Shkolla 2-vjeçare parukeri-estetikë “Top Style School” me Qendrën trajnuese “GIOAD” Miss Fantazy është paraqitur në panairin e punës në D