Me rastin e ditës Botërore të Sindromës Down është zhvilluar një aktivitet sensibilizues edhe në qytetin e Durrësit.

Aktiviteti kishte si qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik që të gjithë të njohin dhe të pranojnë fëmijët e individët me Sindromën Down dhe të kujdesen në mënyrë që atyre të iu respektohen të gjitha të drejtat.

Alda Agolli nga Qendra Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara dha mesazhin se edhe këta fëmijë duhet të mbështeten e të zhvillojnë aftësitë e tyre të jetojnë në mënyrë dinjitoze e në pavarësi të plotë ekonomike dhe sociale.

Për qytetarët u shpërndanë fletë palosje ku tregohen mënyrat e mbështetjes për këtë kategori.

K.H.