Presidenti i Urdhrit të Infermierëve ka dhënë alarmin e largimit të infermierëve profesionistë dhe fizioterapistëve nga qarku i Durrësit drejt Gjermanisë. Vetëm dy vitet e fundit në dijeni të tij janë larguar 90 infermierë dhe fizioterapistë, dy prej profesioneve që kanë gjetur terren për t’u punësuar në shtetin gjerman.

Pasi kanë përfunduar kursin e gjermanishtes ata kanë plotësuar dokumentacionin dhe kanë filluar punë në spitalet gjermane, të cilat iu ofrojnë një pagë disa herë më të lartë se në Shqipëri. “Po ikin profesionistët dhe qeveria duhet të mendojë seriozisht në këtë drejtim sepse ikja e turit do të ketë një ndikim të padiskutueshëm në shërbimin shëndetësor shqiptar, i cili është në krizë”, është apeli i Lutfi Lamit, presidentit të Urdhrit të Infermirerëve në Durrës.

Gjatë vitit 2018, situata ka precipituar edhe më tej. Gjermania ka hapur dyert për studentët e sapo diplomuar.

Largimi i trurit nga Shqipëria pritet të ketë ndikim të padiskutushëm në në ardhmen e sistemit shëndetësor shqiptar.

K.H.